Është caktuar arbitri që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.
Kosova të enjten nga ora 20:45 e pret Irlandën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Është ndeshja e parë e Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
UEFA ka caktuar belgun Lawrence Visser si arbitër kryesor.

Ndihmësit e Visserit do të jenë Ruben Wyns e Michele Seeldraeyers, gjithashtu të Belgjikës.
Kosova të dielën luan me Austrinë në Vjenë. Më 1 tetor luan në Hungari ndaj Izraelit, kurse më 4 tetor e pret Austrinë në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Irlanda e luan ndeshjen e radhës me Kosovën, por diskutimet janë për atë me Izraelin
-
Rritet çmimi i biletave për ta përcjellë Kosovën
-
Kosova i luan 4 ndeshje brenda 16 ditësh grumbullim
-
Zhvillime të reja rreth ndeshjeve në grupin e Kosovës
-
Vendim i papritur i irlandezëve për ndeshjen me Izraelin, zgjedhin Serbinë