Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti ka thënë se është plotësuar pika e cila në bazë të Kushtetutës, Kosova duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Sipas Mahmutit, nuk duhet të pritet vendimi i instancës së Apelit por të shpallet menjëherë sepse sipas tij me anë të vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrezikohet Pavarësia e shtetit tonë
“Neni 133 i Kushtetutës së Kosovës e përcakton se në rastet kur cenohet rendi kushtetues, mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Pika e dytë që është rreziku i brendshëm ndaj rendit kushtetutes të sigurisë, kjo është pika që është përmbushur në këtë rast. Dhomat e Specializuara me atë vendim rrezikon nga brenda rendin kushtetues dhe kjo hap mundësinë t’i ushqejë të gjitha forcat luftënxitëse në rajon për të sulmuar Kosovën”, ka thënë Mahmuti në emisionin “Konfront” në KTV.
Tutje Mahmuti ka thënë se nëse edhe me vendimin përfundimtar do të cilësohet që për realizimin e Pavarësisë së Kosovës janë përdorur veprime kriminale, atëherë Kosova hyn në mesin e shteteve që është shpallur i pavarur në bazë të kriminalitetit.
“Qëllimi është kriminalizimi i luftës tonë dhe realizimit të Pavarësisë së Kosovës, si rezultat vjen ajo. Nëse kriminalizohet kjo, nëse vjen vendimi përfundimtar që të cilësohet se për realizimin e qëllimit janë përdorë mjetet kriminale, praktikisht hyjmë në kuadër të atyre shteteve që janë shpallur të pavarura në bazën e kriminalitetit dhe për këtë nuk kemi të drejtë me të Drejtën Ndërkombëtare. Prandaj do të kërkohet një shikim i tërësishëm dhe nga ai moment mund të ketë tërheqje të njohjeve të Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Mahmuti në KTV.
Edhe
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do t’u nënshtrohen procedurave të shkallës së dytë për të kundërshtuar vendimin dënues për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Rregullorja e Procedurave dhe Provave të DHSK-së parasheh se palët e pakënaqura me aktgjykimin mund të dorëzojnë njoftimin me pikat që duan të apelojnë brenda 30 ditësh nga shpallja e aktgjykimit.
Ndërsa brenda 21 ditësh nga njoftimi për apel do të mbahet konferenca që palët të ngrenë çështjet që do t’i kundërshtojnë.
Sipas procedurave, apeluesi dorëzon dosjen ku parashtron të gjitha argumentet dhe burimet ligjore në të cilat mbështetet. Ky dorëzim i dokumentacionit duhet të bëhet brenda 60 ditësh nga njoftimi për apel. Ndërsa, në rastet kur apelimi lidhet vetëm me dënimin, dosja duhet të dorëzohet brenda 30 ditësh nga njoftimi për apel.
Katër skenarët që mund të karakterizojnë përfundimin e procedurave të Apelit janë: të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, ta ndryshojë atë, të ndërhyjë në ndonjë pjesë apo konstatim ose edhe ta kthejë çështjen në rigjykim.
Mahmuti: Askush që ka dy fije mend s’e ka pritur një vendim të tillë të Speciales
Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti ka thënë se ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer me profesionalizëm punën e tyre, në veçanti duke sjellë emra si James Rubin e Ëesley Clark për të dëshmuar.
Sipas Mahmutit, duke u bazuar në mënyrën se si mbrojtja ka hedhur poshtë çdo akuzë me argumente, askush nuk ka mundur të besojë se trupi gjykues në fund do të shqiptonte një dënim të tillë.
“Ata që kanë pasur mundësinë të përcjellin seancat publike dhe të lexojnë atë pjesë të aktakuzës që ka qenë publike dhe nga ana tjetër mbrojtja e të akuzuarve si e ka çmontuar rast për rasti, askush që ka dy fije mend nuk ka mundur të besojë se një trup gjykues do të sjellë një vendim të tillë, të dënojë njerëz tërësisht të pafajshëm. Mbrojtja e Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit ka dëshmuar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke sjellë dëshmitarë njerëz me kredibilitet ndërkombëtar dhe me të gjithë atë arsenal provash dhe mjetesh që kanë poseduar për të ardhur deri te e vërteta për natyrën e luftës dhe UÇK-së, erdhën dhe dëshmuan se UÇK-ja në përgjithësi dhe katërshja në Hagë në veçanti janë të pafajshëm”, ka thënë Mahmuti në emisionin “Konfront” në KTV.
Edhe
Dita e verdiktit
Mahmuti që është edhe njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se megjithatë që nga fillimi ka shprehur rezerva për t’u mos u themeluar Gjykata Speciale apo ndryshe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Unë që në fillim kam pasur rezervat e mia të jashtëzakonshme të cilat i kam bërë publike për të mos u miratuar Dhomat e Specializuara të Kosovës sepse ky presion politik që i është bërë udhëheqësve shtetërorë të Kosovës në atë kohë nuk ka mundur të përfundojë ndryshe përveç asaj që e pamë. Në rrafshin juridik kur vjen diçka e kurdisur politikisht, do të përfundojë me një vendim politik”, ka thënë Mahmuti në KTV.
Gjykata Speciale ka shqiptuar dënim me burgim prej 81 vjetësh për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte, e i shpalli të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Mahmuti: Të cilësosh si krim kundër njerëzimit që ia kanë marrë lopën një viçi, diskrediton ZPS-në
Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka thënë se Prokuroria e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka diskredituar veten duke përfshirë në aktakuzë dëshmi të tilla si “marrjen e lopës nga një viç“ e duke ngritur aktakuzë për krime kundër njerëzimit.
“Diskrediton në kulm Prokurorinë, të sjellësh rast të tillë që më vonë Gjykata e hodhi poshtë. Të cilësosh si krim kundër njerëzimit që ia paskan marrë lopën apo mëzatin një viçi...Shumica dërrmuese e dëshmive janë të kësaj natyre, janë të paqëndrueshme”, ka thënë Mahmuti, në “Konfront” të KTV-së.
Ai ka folur edhe për mënyrën se si janë nxjerrë nga konteksti raste të veçanta gjatë aktgjykimit më 16 shtator, duke thënë se ishte e qëllimshme.
“Pikërisht nëse kemi veprim të qëllimshëm të diçkaje, është veçimi që ka bërë gjykata më 16 shtator duke shkoqitur raste. Shpresoj që rasti i Behajdin Allaqit të dalë publik. Gjyqtari e nxori publikisht rastin. Çështja është përzgjedhja e qëllimshme me kriju huti”, tha Mahmuti.
Edhe
Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
Mahmuti ka thënë se qëllimi, konkluzioni i gjykatës prej fillimit ka qenë që të kriminalizohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim për krime lufte, Kadri Veseli me 18, kurse Rexhep Selimi me 13.
