
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka falënderuar Shqipërinë gjatë fjalimit të tij në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Trump përmendi Shqipërinë mes vendeve që janë angazhuar për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës.
“Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten. Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t'i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme.Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve.”, tha Trump./Versus.al

