
Në ditën e 115-të të protestës, qytetarët kanë përsëritur kërkesat e tyre duke nisur nga dorëheqja e kryeministrit.
Më pas, qytetarët kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës duke u ndalur fillimisht në hyrje të ish-Bllokut.
Por efektivët e Policisë kanë bllokuar vijimin e marshimit.
“Polici e krimit!”, kanë thirrur protestuesit në drejtim të efektivëve, ndërsa marshimi vijon i shoqëruar me thirrje kundër qeverisë, në anën tjetër të rrugës./Versus.al

