AKTUALITET /

VIDEO/ Zjarr në Delisuf të Vlorës, flakët "përpijnë" sipërfaqe pemësh dhe një stallë bagëtish

Pamjet nga zona tregojnë sipërfaqe të konsiderueshme të përfshira nga zjarri, ndërsa vijon puna për neutralizimin e vatrave të mbetura.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Zjarr në Delisuf të Vlorës, flakët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe me pemëtari dhe një stallë bagëtish.

Sipas burimeve, flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe janë përhapur me shpejtësi në zonë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Nga flakët është përfshirë edhe një stallë, por fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte bagëti brenda saj. Megjithatë, janë djegur sasi bari të grumbulluar për ushqimin e kafshëve.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.

Pamjet nga zona tregojnë sipërfaqe të konsiderueshme të përfshira nga zjarri, ndërsa vijon puna për neutralizimin e vatrave të mbetura.

Shkaqet e zjarrit dhe përmasat e plota të dëmeve pritet të përcaktohen pas përfundimit të ndërhyrjes./Versus.al

 

 

Poll