AKTUALITET /

Zjarr në garazhin e një pallat 11-katësh në Lushnje

Shkruar nga Versus

Zjarr në garazhin e një pallat 11-katësh në Lushnje

Garazhi i një pallati 11-katësh në Lushnjë, u përfshi ditën e sotme nga një zjarr duke shkaktuar panik tek banorët.

Si pasojë e temperaturave të larta nga flakët, është thyer xhami i garazhit të pallatit dhe tymi ka depërtuar brenda ambienteve.


Situata ka alarmuar banorët, të cilët kanë nisur të nxjerrin makinat nga garazhi, të shqetësuar për përhapjen e zjarrit dhe tymit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Po ashtu, pritet të përcaktohet edhe dëmi i shkaktuar nga flakët./Versus.al

Poll