AKTUALITET /

Makina përplas motomjetin në Don Bosko, vd*s 64-vjeçari

Shkruar nga Versus

Makina përplas motomjetin në Don Bosko, vd*s 64-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50. Një automjet, me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. N., rreth 64 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

Poll