
Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, teksa udhëtonte me motomjet në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Mësohet se viktima ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar duke humbur jetën menjëherë.
Viktima është identifikuar si Shkëlqim Gjoni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

