AKTUALITET /

Zjarr në kodrat e Apolonisë, në rrezik parku dhe banesat

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa raportohet se deri tani janë djegur qindra rrënjë ullinj dhe sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Shkruar nga Versus

Zjarr në kodrat e Apolonisë, në rrezik parku dhe banesat

Kodrat pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë u përfshinë nga një zjarr me përmasa të mëdha duke krijuar rrezik për banesa dhe prona në zonën përreth.

Flakët kanë depërtuar edhe në pjesën lindore të territorit të parkut arkeologjik. Zjarri që po avanconte drejt zonës së monumenteve është neutralizuar pas ndërhyrjes së punonjësve të parkut dhe forcave zjarrfikëse.

Megjithatë, situata mbetet kritike jashtë territorit të parkut. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa raportohet se deri tani janë djegur qindra rrënjë ullinj dhe sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Vatra e zjarrit po përparon në drejtim të fshatit Kryegjatë, duke zgjeruar sipërfaqen e përfshirë nga flakët dhe duke rritur rrezikun për banesat dhe pronat pranë zonës.

Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa edhe banorët janë angazhuar në përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa përmasat e dëmeve pritet të përcaktohen pas shuarjes së plotë të flakëve./Versus.al

Poll