MAGAZINË /

Përplasje në distancë për Topin e Artë, Mbappe i përgjigjet Yamal: Jam golashënuesi më i mirë

Shkruar nga Versus

Përplasje në distancë për Topin e Artë, Mbappe i

Kylian Mbappe ka folur për garën për ‘Topin e Artë’, duke theksuar se çmimi vlerëson mbi të gjitha paraqitjet individuale të futbollistëve. Francezi është një prej kandidatëve kryesorë, së bashku me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Sulmuesi i Real Madridit, në një intervistë për RFI, ka folur hapur për shanset e tij për të fituar trofeun prestigjioz individual.

Mbappe theksoi se ‘Topi i Artë’ i jepet një futbollisti dhe jo një skuadre, duke vënë theksin te statistikat dhe paraqitjet individuale.

“Ata nuk do të shpallin një ekip në zarf. Ata do të shpallin një lojtar. Aftësia për të performuar individualisht dhe për të shkëlqyer është ajo që i impresionon njerëzit për një trofe si Topi i Artë”, deklaroi Mbappe.

Francezi ka statistika të rëndësishme në favor të tij. Ai e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i La Ligës me 25 gola, ndërsa në Ligën e Kampionëve realizoi 15 gola.

Ndërkohë, me 10 gola të tjerë gjatë kësaj vere, Mbappe arriti në kuotën e 22 golave në tri edicione të Kupës së Botës.

“Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha garat e mëdha dhe mendoj se ky mund të jetë një vit i mirë për mua. Ndihem mirë për këtë”, u shpreh ylli francez.

Në garën për Topin e Artë është edhe Lamine Yamal, i cili ka qenë një prej protagonistëve kryesorë të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.

Krahas tyre, në mesin e kandidatëve përmenden edhe Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Rodri.

Poll