AKTUALITET /

Sherr mes adoleshentëve në gjimnazin e Krumës. 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës shokun e klasës, merret në hetim nga policia

I mituri ka marrë ndihmë mjekësore dhe pas trajtimit është larguar në banesë, ndërkohë, 17-vjeçari i dyshuar është marrë nën hetim

Shkruar nga Versus

Sherr mes adoleshentëve në gjimnazin e Krumës. 17-vjeçari

Një konflikt mes dy nxënësve në gjimnazin e Krumës ka përfunduar me plagosjen e lehtë të një 17-vjeçari.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, ku gjatë një konflikti, një bashkëmoshatar i tij dyshohet se e ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës.

I mituri ka marrë ndihmë mjekësore dhe pas trajtimit është larguar në banesë. Ndërkohë, 17-vjeçari i dyshuar është marrë nën hetim.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Policia njofton se procedurat janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Gjithashtu, për ngjarjen janë informuar dhe përfshirë familjarët e të dy nxënësve, si dhe stafi pedagogjik i shkollës./Versus.al

Poll