AKTUALITET /

E BUJSHME/ SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, arrest shtëpie për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni

Sipas informacioneve, emri i Ilir Prodës ka dalë në një dosje që po hetohej nga SPAK.

Shkruar nga Versus
E BUJSHME/ SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, arrest
Ilir Proda, Vlora Hyseni

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar kontrolle mëngjesin e sotëm në banesën e ish-kreut të policisë së shtetit, Ilir Proda.

Gjithashtu me urdhër të GJKKO, është caktuar masa e arrestit shtëpiak për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni e cila është pezulluar edhe nga detyra që mban.

Ndërkohë që pritet zbardhja e detajeve të tjera në vijim, lidhur me Prodën mësohet se emri i tij kishte dalë në hetimet e një tjetër dosje që po hetohej nga SPAK. Kujtojmë se pak javë më parë, ish-krahu i djathtë i Prodës Ulian Shpataraku, u gjet në makinë duke shoqëruar biznesmenin e shumëkërkuar, Ergys Agasi. Versus.al

Poll