POLITIKË /

“Ndodh kudo në botë”, arresti për shefen e SHISH dhe lidhja e Prodës me Agasin, Xhafa: Fenomen normal

Pavarësisht akuzave të rënda ndaj Vlora Hysenit e cila mund të ketë cënuar edhe sigurinë kombëtare, Xhafa shprehet se kjo gjë ndodh në çdo vend të botës, madje dhe në SHBA.

Shkruar nga Versus
“Ndodh kudo në botë”, arresti për shefen e SHISH dhe
Fatmir Xhafa

Një ‘fenomen normal’ e konideroi deputeti socialist Fatmir Xhafa aksionin e SPAK në kuadër të të cilit u caktua arrest shtëpie për shefen e SHISH, Vlora Hyseni dhe u kontrollua banesa e ish-drejtorit të policisë, Ilir Proda për lidhje me Ergys Agasin.

Duke iu përgjigjur kërkesës së Ivi Kasos për ndryshimin e kalendarit të komisionit për ‘Nismat Qytetare’, Xhafa tha se nuk ka përse të bëhet diçka e tillë duke i konsideruar zhvillimet e fundit si krejt normale për një shtet demokratik.

“Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës, tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve. Kjo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndomtë në botën normale, vendet demokratike ku vepron shteti i së drejtës. Këtë e shohim edhe në SHBA. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, shtet të së drejtës”- tha Xhafa mes të tjerash. Versus.al

 

Poll