POLITIKË /

“Duhet të krenohemi”, Çuçi pas aksionit të SPAK ndaj shefes së SHISH dhe Prodës: Kemi shtet që funksionon

Pas Fatmir Xhafës i cili e konsideroi si diçka normale që ndodh në gjithë botën edhe socialisti Bledi Çuçi tha se aksioni i SPAK është arsye për t'u krenuar duke u shprehur se PS ka ndërtuar shtet që funksionon.

Shkruar nga Versus

“Duhet të krenohemi”, Çuçi pas aksionit të

Ndërkohë që opozita ka ngritur alarmin pas aksionit të SPAK që caktoi arrest shtëpiak për shefen e SHISH nën dyshimin se ka zbuluar akte sekrete duke ndihmuar Agasin dhe kontrolleve në banesën e ish-kryepolicit, Ilir Proda, PS e konsideron këtë si arsye për t’u krenuar.

“Duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon”- u shpreh socialisti Bledi Çuçi gjatë mbledhjes së komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

“Institucionet nuk janë emrat e përvetshëm. Ato kanë strukturat dhe sistemet e veta. Përgjegjësia personale është e gjithkujt që merr përsipër të ushtrojë një funksion publik. Çdo person është i pafajshëm derisa të shpallet i fajshëm nga sistemi i drejtësisë. Unë mendoj që më shumë se kurrë, sot ne duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet që funksionon ku pushtetet brenda republikës janë krejtësisht të pavarura dhe balancojnë njëra-tjetrën, ajo që po ndodh sot me sistemin e drejtësisë, po ndodh vetëm falë vullnetit të kësaj mazhorance. Tregon një qëndrueshmëri të shtetit shqiptar dhe shyqyr ka ardhur kjo ditë. Të tjerat t’ia lëmë drejtësisë. Pa e zbardhur drejtësia plotësisht këtë gjë, ne nuk mund të flasim më shumë dhe të themi ndoshta gjëra që nuk qëndrojnë fare”- tha Çuçi. Versus.al

 

Poll