
Kukës- Një konflikt mes nxënësve të gjimnazit ka ndodhur ditën e djeshme në Krumë të Hasit ku ka mbetur i plagosur një 17 vjeçar.
Adoleshenti u përfshi në një konflikt me bashkëmoshatarin e vetë dhe ky i fundit e goditi me thikë. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës.
Materialet janë referuar në prokurori për rastin dhe ndaj autorit ka nisur një procedim penal. Versus.al

