AKTUALITET /

Shefi i laboratorit të policisë dhe biznesmeni durrsak në dosjen e AKSHI-t, dalin FOTO-t e 2 të arrestuarve

Shkruar nga Versus
Shefi i laboratorit të policisë dhe biznesmeni durrsak në dosjen
Embro Sulejmani, Fatjon Kalluçi

Biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluçi janë dy personat e arrestuar gjatë aksionit të SPAK mëngjesin e sotëm teksa u zhvilluan kontrolle në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Sulejmani rezulton të jetë pronar i një biznesi në qytetin e Durrësit. Ndërsa Kalluçi është një personazh kyç që ka dalë gjatë hetimeve edhe për shkak të rëndësisë së punës që ka mbajtur në institutin e policisë shkencore.

Ai merret ekskluzivisht me administrimin e provave dhe dokumenteve për krime të ndryshme që mund të ndodhin në vendin tonë. Dyshohet se ka patur lidhje me Agasin dhe mund të ketë kontaktuar me këtë të fundit për ndonjë ngjarje të caktuar kriminale. Versus.al

Poll