POLITIKË /

“Do marrim qëndrime të reja”, Berisha: S’duam të shuajmë protestën, jemi në situatë të pashembullt

Shkruar nga Versus

“Do marrim qëndrime të reja”, Berisha: S’duam

I pyetur për veprimet që Partia Demokratike do të ndërmarrë pas publikimit të skandalit të përfshirjes së drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe ish-kryepolicit Ilir Proda në dosjen e Ergys Agasit, Berisha tha se duhet të ketë qëndrime të reja.

Pavarësisht se tha se nuk donte të shuante protestën 113 ditore të qytetarëve, Berisha tha se tanimë duhej një tjetër strategji për këtë situatë të pashembullt.

Pyetje: A largohet Rama vetëm me deklarata apo duhet që në këtë moment të keni një strategji tjetër të thërrisni qytetarët në protestë?

Berisha: PD do rishqyrtojë rrugët që do ndjekë me situatën e krijuar. Kjo është një bandë kriminale në pushtet dhe ne do marrim vendimet e duhura. Do shqyrtohen të gjitha, asgjë nuk përjashtohet më. Ato parime që kemi shpallur, kemi mbështetur protestën, nuk marrim përsipër të shuajmë protestën, prania jonë ka qenë e qenësishme. Por tani duhen qëndrime të reja, sepse kjo është situatë e pashembullt në botë. Nuk ka në vend një gjë të tillë. Versus.al

Poll