Zjarr i madh në fshatin Delisuf të Novoselës, flakët përfshijnë stallën e bagëtive

22 Shtator 2026 | 18:06

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.

Flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.

Nga zjarri janë përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda por balla bari per bagetine.

Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të përshkuara nga flakët dhe të djegura

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu

Është arrestuar në Rusi, me qëllim ekstradimi, Shpëtim Aliu, i njohur edhe me emrin Salvatore, i shpallur në kërkim nga SPAK si drejtues i një...
20:28 | 23/09/2026

Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues

Administrata Tatimore po vijon procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin...
18:12 | 23/09/2026

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë dhe vëllain e saj të mitur, ndalohet nga AMP polici në Klos

Është ndaluar këtë të mërkurë nga AMP një punonjës policie në Klos, pasi akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas njoftimit të AMP-së, punonjësi...
17:46 | 23/09/2026