Ish-zyrtari amerikan: Gjykata nuk duhej të ngrihej, UÇK u dënua më rëndë se ata që kryen krime

22 Shtator 2026 | 17:12

Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Hagës e cila dënoi me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së. Steinbaum gjatë fjalës së tij u shpreh se kjo gjykatë nuk duhej të ngrihej. Sipas tij pas ngritjes së kësaj gjykate u kuptua se po shkonte në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe kjo ndaj atyre që kryen krimet e luftës.

“Mund ta kishim bërë. Kjo gjykatë nuk duhej ngritur. Mund të ishte bërë, mund të ishte trajtuar nga sistemi gjyqësor i Kosovës, dhe ne duhet t’i tregonim Kosovës se kishim besim tek sistemi i saj i drejtësisë, se kishim besim te institucionet e saj në mënyrë që ta bënte ajo procesin.

Por kur gjykata u ngrit, u kuptua se ajo do të shkonte vetëm në drejtim të liderëve të UÇK-së dhe gjykata mund të kishte përndjekur edhe serbët që kryen pjesën dërmuese të krimeve gjatë luftës në Kosovë.
Pra, duke mos e bërë këtë, njerëzit arrijnë në përfundimin se gjykata kishte një qëllim për të dënuar ish-krerët e UÇK-së dhe jo ata që kryejnë krimet gjatë luftës”, tha ai.

Sa i përket vendimit, ai theksoi se gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat teksa shtoi se shpreson qe Apeli të provojë që vendimi ishte i gabuar.

“Ky mund të ketë qenë një problem real për këtë çështje. Shpresoj që në apel kjo do të jetë një çështje që mbrojtja duhet ta ngrejë. Gjykata nuk i ka shqyrtuar si duhet provat dhe shpresoj që gjyqtarët në apel të thonë se po ky ishte një gabim dhe që të ketë gjasa që dënimi të kthehet, por skenari që ju përmendët është një mundësi që diçka mund të ndodh në apel”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Thaçin e takova para vendimit”, ish-zyrtari i SHBA: E priste që dënimi do ishte i rëndë

Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj ka folur lidhur me takimin e tij të fundit me Hashim...
18:16 | 22/09/2026

Avokati britanik tregon si mund të rrëzohen aktgjykimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në një intervistë me gazetarin e Euronews, Xhemajl Rexha, avokati britanik Toby Cadman ka komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të...
11:38 | 22/09/2026

Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur mbi vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ahmeti tregon se...
10:48 | 21/09/2026