Arrestimi i Vlora Hysenit: Mazhoranca nuk rrezikon pushtetin, e vetmja shpresë ndërkombëtarët
Gazetari Arjon Sulo ka qenë i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin. Sulo ka komentuar arrestimin e Vlora Hysenit në kuadrin politik. Sipas tij, e vetmja shpresë janë ndërkombëtarët për të rrëzuar pushtetin e mazhorancës.
“Nuk ka diskutim më, ka rënë, është varrosur pushteti. Kjo s’ka më diskutim. Duhet të ishte varrosur. Tani shpresa e vetme, nga politika e brendshme nuk besoj se ka ndonjë reaksion politik që do të arrijë në rrezik të mazhorancën. Nuk është as opozita, as protesta. Nuk është konjuktura e tillë që ta rrezikojë mazhorancën. Sistemi i Ramës është shumë i fuqishëm. Shpresa e vetme janë ndërkombëtarët. Nuk besoj se është pa dijeninë e partnerëve ky arrestim i sotëm. Mendoj që SHBA ka dhënë veton për arrestimin e Hysenit”, tha Sulo.
“Shpërndarja e informacioneve tek…”, Rexha zbulon arsyen e shkarkimit të Vlora Hysenit në Kosovë
Karamuço: Vlora Hyseni, dihej që në korrik që do shkarkohej
Karamuço: SPAK u nxitua me Vlora Hysenin, duhet të ruhej shteti! Ja arsyeja
- 20:48 Vijon protesta në Tiranë në ditën e 116-të, nesër tubim para Kuvendit
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve
- 19:51 Moska refuzon armëpushimin, Lavrov: Rusia nuk do t’i ndalë luftimet