Ish-Prokurori Beçi: Është cënuar piramida e sigurisë së shtetit, kur themi Vlora, themi SHISH

22 Shtator 2026 | 21:56

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka folur lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Sipas tij, arrestimi i saj ka cenuar sigurinë dhe besueshmërinë e institucionit.

“Është e paprecedentë kur një kreu të Shërbimit i caktohet masë sigurimi. Do të thotë që zullumi ka vajtur atje ku nuk mban më. Nuk ka lidhje me personin, sepse nuk e ndan dot institucionin nga personi, pasi e dimë shumë mirë se si funksionon piramida e shërbimit. Drejtuesi i Shërbimit duhet të ketë dijeni për gjithçka. Ai ka informacionet më të rëndësishme të shtetit.

Pika e dytë, cenohet piramida e shtetit. Pavarësisht se nuk e ndajmë dot, kur themi Vlora themi SHISH dhe është e pamundur ta ndajmë. Është cenuar në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti. Nuk cenohet për faj të Prokurorisë, por për faj të vetë SHISH-it besueshmëria e institucionit”, tha Beci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Vlora Hysenit: Mazhoranca nuk rrezikon pushtetin, e vetmja shpresë ndërkombëtarët

Gazetari Arjon Sulo ka qenë i ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin. Sulo ka komentuar arrestimin e Vlora Hysenit në kuadrin politik....
22:36 | 22/09/2026

“Shpërndarja e informacioneve tek…”, Rexha zbulon arsyen e shkarkimit të Vlora Hysenit në Kosovë

Gazetari Xhemajl Rexha ka raportuar në “Now” se Vlora Hyseni, ish drejtoresha e SHISH si fillim ka qenë pjesë e Agjencisë Kosovare e Inteligjencës që...
22:27 | 22/09/2026

Karamuço: Vlora Hyseni, dihej që në korrik që do shkarkohej

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një lidhje direkte me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është shprehur lidhur me arrestimin e Vlora...
22:22 | 22/09/2026