Australia sfidon algoritmet e rrjeteve sociale, përdoruesit do të mund të zgjedhin vetë çfarë shohin

23 Shtator 2026 | 04:12

Australia po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si funksionojnë rrjetet sociale, duke kërkuar që përdoruesit mbi 16 vjeç të mund të zgjedhin mes përmbajtjes së rekomanduar nga algoritmet dhe një feed-i me postimet e njerëzve e krijuesve që ndjekin vetë.

Sipas projektit të publikuar nga qeveria australiane, platformat do të duhet të njoftojnë përdoruesit e rinj dhe ekzistues për këtë zgjedhje. Ata mund të vazhdojnë me rekomandimet e personalizuara ose t’i çaktivizojnë ato për feed-in kryesor.

Kryeministri Anthony Albanese e ka paraqitur nismën si një përpjekje për t’ua kthyer kontrollin përdoruesve, jo qeverisë. Projektligji është aktualisht në konsultim dhe qeveria ka thënë se synon ta paraqesë në Parlament gjatë vitit 2026.

Rregullat nuk synojnë ndalimin e algoritmeve. Ato do t’i detyrojnë platformat të ofrojnë një alternativë reale ndaj feed-eve të personalizuara, të cilat analizojnë sjelljen dhe interesat e përdoruesve për të zgjedhur përmbajtjen që shfaqet.

Komisioneri australian për sigurinë online, eSafety, ka paralajmëruar se sistemet e rekomandimit mund të përforcojnë përmbajtje të dëmshme dhe ka kërkuar më shumë transparencë e kontroll nga përdoruesit mbi mënyrën se si funksionojnë algoritmet.

Projektligji shkon edhe përtej rrjeteve sociale. Lojërat online, aplikacionet dhe chatbot-et me AI do të përfshihen në detyrimet për mbrojtjen e personave nën 18 vjeç nga veçori ose përmbajtje që mund të shkaktojnë dëme.

Kompanitë që nuk respektojnë detyrimet e reja mund të përballen me gjoba deri në 109.2 milionë dollarë australianë..

Masa vjen pasi Australia vendosi kufizime për llogaritë e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç, të cilat hynë në fuqi në dhjetor 2025.

Nëse miratohet, “My Feed, My Way” do të vendosë një parim të ri në rregullimin e platformave: përdoruesi nuk duhet domosdoshmërisht të pranojë si zgjedhje të paracaktuar atë që algoritmi vendos t’i tregojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

Administrata Trump po përgatit një plan për të ndaluar eksportet e naftës për 90 ditë, pavarësisht përçarjeve brenda administratës dhe me industrinë e naftës, në...
20:16 | 23/09/2026

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar tregtime në bursë me vlerë miliona dollarë të kryera gjatë korrikut, duke përfshirë ato në firma nga SpaceX...
20:11 | 23/09/2026

Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve

Lituania, Letonia dhe Estonia i kanë kërkuar bashkërisht Komisionit Evropian mbështetje shtesë financiare nga BE-ja për aftësitë e luftimit me dronë, tha Ministri i Mbrojtjes...
20:05 | 23/09/2026