Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime ditën e djeshme me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku ka kërkuar përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas Kallas, normalizimi i marrëdhënieve dhe përparimi palëve në rrugën drejt Bashkimit Europian duhet tyë ecin paralelisht.
“Sot u takova me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti, ku ngrita nevojën për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese.
Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale.BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetëse e paanshme. Por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. Është koha për të ecur përpara.”, shprehet Kallas.
