Lajmi i fundit

Arrestohet në Rusi grosisti i kokainës Shpëtim Aliu

Vlora Hyseni u arrestua në Aeroportin e Prishtinës, më pas u dërgua në Morinë

Vlora Hyseni u arrestua në Aeroportin e Prishtinës, më pas u dërgua në Morinë

20:00, 22/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës dhe më pas është sjellë në pikën kufitare të Morinës, ku është dorëzuar te autoritetet shqiptare.

Kështu bëjnë të ditur burime nga prokuroria.

Hyseni ishte kthyer në Kosovë  nga Baku, Azerbajxhan dhe është ndaluar nga autoritetet kosovare në aeroportin e Prishtinës.

Ndaj drejtoreshës së SHISH, Gjykata e Posaçme (GJKKO), me kërkesë të SPAK, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ndërsa ajo është pezulluar edhe nga detyra.

Masa është caktuar në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Në të njëjtin hetim janë zhvilluar kontrolle edhe në banesat e personave të tjerë të përfshirë në dosje, mes tyre edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Vlora Hyseni ka një të kaluar në institucionet e sigurisë së Kosovës. Ajo ka mbajtur më herët detyrën e zëvendësdrejtores së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Hyseni u shkarkua nga kjo detyrë më 30 qershor 2021, me vendim të presidentes së atëhershme të Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit Albin Kurti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco