Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar sot pro propozimit për bashkimin e Bashkisë Prrenjas me atë të Librazhdit, në kuadër të procesit të Reformës Administrative-Territoriale, të propozuar nga PS.
Ky vendim u mor pas përmbylljes së dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Librazhd, kurse reforma territoriale ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës së mbledhjes së sotme.
Mësohet se në mbledhje ishin të pranishëm 17 nga 21 anëtarët që përbëjnë Këshillimin Bashkiak të Librazhdit. Pasi u diskutua mbi drafitn e Partisë Socialiste në lidhje me refomën territoriale, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Prrjenjasit me Librazhdin dhe vetëm një prej tyre votoi kundër.
