Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Bexhet Pacolli la peng aeroportin e Vlorës në një kompani offshore në Luksemburg”, e zbulon Ylli Manjani

Shkruar nga Newsbomb
“Bexhet Pacolli la peng aeroportin e Vlorës në një kompani
Manjani-Pacolli

Konflikti mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për Aeroportin e Vlorës nuk është aq I thjeshtë sa një perplasje biznesmenësh me njëri tjetrin.

Ylli Manjani, dje në mbrëmje në emisionin Top Story me Grida Dumën ka deklaruar se në bazë të informacioneve që ai ka, Behgjet Pacolli, kërkoi të marrë një kredi prej 100 milionë eurosh në një kompani në Luksemburg, off-shore, pronarët e të cilës nuk dihen dhe si garanci për marrjen e kësaj shume, vuri edhe Aeroportin e Vlorës që ishte në proces ndërtimi. Me këtë shumë parash do të shlyente kredinë që kishte marrë në BKT për ndërtimin e aeroportit dhe do ti mbeteshin miliona euro të tjera për investime.

“Nuk është aq e thjeshtë. Ai shkoi kontaktoi. Mori paratë dhe me letrën në dorë erdhi tek administrator I VIA ta firmoste. Nuk e firmos administratori. Ikën ai. Edhe administrator tjetër nuk e firmos. Dhe më e forta, mirë që e la peng aeroportin atje, por dhe lekët do ti conte në Afrikë” tha Manjani në një deklaratë të fortë në TCH.

Historia duket se bëhet e qartë sepse gjithë ky operacion financiar me një pasuri të shtetit shqiptar nuk u realizua falë ndërhyrjes në kohë të të gjithë instancave. Por duket se në këtë moment, krisja e dy partnerëve të aeroportit të Vlorës u kthye në një sherr që prej shumë kohësh ka mbërritur në dyert e gjykatave.

Tani është qeveria shqiptare që ka marrë në dorë situatën, për të marrë aeroportin dhe për të lejuar palët që të vazhdojnë në gjykatë sherrin dhe përplasjen mes tyre.

Që prej muajsh tanimë puna në aeroportin e Vlorës ka ndaluar pas përplasjes së dy biznesnemëve. Dhe pse në fillim u duk si sherr aksionerësh, ku MABCO kishte 98% dhe Valon Ademi 2 %, situata nuk është kaq bardhezi për të gjykuar.

Pacolli ka deklaruar se çështjen e Aeroportit të Vlorës do ta cojë në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese