Foto ilustruese
Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, i dyshuar se për rreth dy muaj ka përndjekur ish-të dashurën e tij, me profesion stomatologe, si dhe e ka dhunuar dhe kanosur atë.
Sipas njoftimit të policisë, më 17 shtator, 33-vjeçari dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet ish-të dashurën e tij, të cilën më pas e ka dhunuar dhe kanosur.
Ndërkohë, ditën e djeshme ai dyshohet se ka kanosur edhe punëdhënësin e ish-të dashurës, me qëllim që kjo e fundit të largohej nga vendi i punës. Sipas policisë, 33-vjeçari dhe e dëmtuara kishin pasur një lidhje prej disa muajsh.
Sondazh
Poll
