Nga Engjell Serjani
Besmir Veli, kryetari i bashkisë së Delvinës, është i vështirë për t’u kapur në zyrë për një intervistë. E gjen gjithmonë mes qytetarëve, sa në një fshat në tjetrin. Pastaj rrugës në Tiranë, nëpër zyra ministrish për të kërkuar mbështetje e për të paraqitur projekte për zonën që drejton Delvinën. Por, tani që ka ardhur momenti i një bilanci pune të një mandati të parë, Besmiri ka energjinë për të folur për qytetin, për zonën, për atë që është realizuar në këto 3,5 vitet e para dhe cili është vizioni për vazhdimin. Dhe njerëzit e duan, sepse nuk flet me fjalë të mëdha, flet me punë, e vepra konkrete. Ndaj ia shtrëngojnë dorën dhe e ftojnë gjithmonë për një kafe në shtëpitë e tyre. Sepse Besmiri, është djalë delvine, është një prej tyre që nuk e ka braktisur, qytetin.
Kryetar, Bashkia Delvinë, në ndarjen e re territoriale-administrative, ruajti fizionominë e saj, pavarësisht diskutimeve që pati për shkrirjen e saj. A jeni ju i kënaqur dhe si e ka pritur komuniteti delvinjot?
Po, jam i kënaqur që Delvina ka ruajtur statusin e saj si bashki më vete. Delvina përveçse prej vitesh e vitesh ka qenë një njësi administrative shumë e njohur, është një qytet me histori, tradita, kulturë dhe identitet të veçantë. Besoj se edhe komuniteti delvinjot e ndien fort këtë përkatësi. Detyra jonë është që këtë identitet ta ruajmë, por njëkohësisht ta kthejmë në një forcë për zhvillimin e së ardhmes. Eshtë në nderin e kujtdo dhe në privilegjin e qytetarëve të saj që kanë punuar fort që kjo bashki të ruajë identitetin e vet, kulturor e historik.
Duke njohur vlerat dhe traditat e zonës, cila ka qenë puna juaj gjatë mandatit të parë për të gjallëruar jetën social-kulturore në Delvinë?
Kultura ka qenë dhe do të jetë një nga shtyllat e punës sonë. Kemi synuar të rikthejmë një jetë më të gjallë kulturore në qytet, të mbështesim aktivitetet tradicionale dhe të krijojmë hapësira ku komuniteti, veçanërisht të rinjtë, të jenë pjesë aktive. Delvina ka një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe kemi detyrimin që historinë, traditat dhe vlerat e saj t’ua përcjellim brezave të rinj. Kemi shtruar rrugën për këtë mision të madh në mandatin tonë të parë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë pa ndërprerje, sa herë që qytetarët të na besojnë votën....
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 61-të të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga data 20 Shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
