Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasje mes Tabakut dhe priftit në Manastirin e Zvërnecit, deputetja e pyet për investimin, ai i kthehet: Në Kishë s’lejohen muhabete politike (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje mes Tabakut dhe priftit në Manastirin e Zvërnecit,
Tabaku dhe prifti

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me kolegët e mazhorancës, Taulant Ballën, Pirro Vengun si dhe disa deputetë të Parlamentit Europian, mes tyre edhe Fredi Beleri, vizituan Manastirin e Zvërnecit.

Gjatë kësaj vizite ishte Tabaku ajo e cila iu drejtua priftit të Manastirit, Jani Tereziut, duke e pyetur nëse ishte në dijeni dhe nëse ishte për fshirë në diskutimet lidhur me investimin e parashikuar pranë zonës së Zvërnecit.

Ndonëse u përball me një qëndrim tjetër nga zyrtarët të cilët ishin prezentë brenda ambienteve të Manastirit, Tabaku e argumentoi këtë pyetje të sajën me faktin se ky kult fetar ndodhet pranë zonës ku pritet të zhvillohet investimi dhe se grupi kishte mbërritur në Zvërnec pikërisht për të ndjekur nga afër debatin rreth projektit.

Megjithatë prifti Jani Tereziu e ndërpreu shkurt deputeten duke bërë të qartë se në ambientet e Manastirit nuk zhvillohen diskutime politike. Ai theksoi se tema të tilla mund të diskutoheshin jashtë ambienteve të Kishës, duke sugjeruar që biseda të vijonte në një moment tjetër, larg hapësirës së Manastirit.

Tabaku: Faleminderit për mikpritjen se ky është një vend i Zotit, që është mbajtur dhe ruajtur nga Zoti edhe në kohë të vështira të komunizmit. Tani debatin për këtë investim e keni ndjekur se ne për atë punë kemi ardhur me kolegët e parlamentit europian.

Të pranishmit: Nuk do bëjmë politikë këtu, këto muhabetet jashtë Kishës

Tabaku: Nuk po bëj politikë këtu, po bëj thjesht një pyetje. Juve ju ka pyetur dikush, jeni përfshirë në këtë diskutim meqenëse është shumë afër zonës ku do të investohet.    

Tereziu: Unë ju falenderoj për pyetjen, por brenda ambienteve të Kishës sidomos në mënyrë absolute por dhe jashtë Manastirit të tilla muhabete nuk bëhen...Ju lutem. Kur të pimë kafen mund ta bëjmë diskutimin patjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese