Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente, Policia e Dibrës “me dorë të hekurt”, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba

Shkruar nga Newsbomb
Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente, Policia e
Foto e kapur me dronë

Policia e Dibrës ka vijuar kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë periudhës 1-21 shtator 2026, janë arrestuar 4 shtetas, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 2,506 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore Dibër/Monitorim intensiv me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore Dibër janë parandalimi aksidenteve, evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 01–21 shtator 2026, janë arrestuar 4 shtetas dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2506 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

523 masa për parakalime të gabuara;

14 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

395 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

45 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

265 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

28 masa për qarkullim me xhama të riveshur;

847 masa për ndalim/qëndrim të gabuar;

389 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore Dibër do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese