Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Digjen kodrat e Pojanit dhe fshati Delisuf, zjarri rrezikon dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë, kërkohet ndërhyrja nga ajri (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Digjen kodrat e Pojanit dhe fshati Delisuf, zjarri rrezikon dhe Parkun
Pamje nga vendngjarja: Zjarri në kodrat e Pojanit

Zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Pojanit në Fier, ku raportohet se është djegur një sipërfaqe me bimësi. Ndërsa raportohet se flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përhapën me shpejtësi duke rrezikuar kështu dhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve raportohet se kërkohet ndërhyrja nga ajri. 

Siç mund të shikoni dhe në pamjet e publikuara nga Fieriweb, një shtëllungë e madhe tymi shikohet të ketë zaptuar zonën, i cili po përhapet dhe përreth.

Po ashtu raportohet se vatra zjarri janë aktive dhe në fshatin Delisuf në Vlorë, nga ku bëhet me dije se është djegur një një stallë bagëtish. Burime për mediat bëjnë me dije se në Delisuf kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje shërbimet e forcave zjarrfikëse të cilat në bashkëpunim me banorët e vendit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Digjen kodrat e Pojanit dhe fshati Delisuf, zjarri rrezikon dhe Parkun
Zjarri në Delisuf

Ndërsa deri më tani akoma nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve vendase. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese