Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë është sekuesteruar hoteli “Central Park Premium Hotel”, një ndërtesë pesë katëshe pa leje në Ksamil. Po ashtu përpos tij është sekuestruar edhe një objekt pranë tij me një kat pa leje me 52.2 metra katror.
Mësohet se është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin K.P Po ashtu mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “ndërtim i paligjshem” dhe “shpërdorim detyre”.
Njoftimi i Prokurorisë Sarandë:
Prokuroria Sarandë sekuestron ‘Central Park Premium Hotel’ dhe një ndërtim tjetër pa leje në Ksamil, hetime për ‘ndërtim të paligjshëm’ e ‘shpërdorim detyre’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, u sekuestrua hoteli ‘Central Park Premium Hotel’ me pesë kate pa leje në Ksamil si dhe një objekt pranë tij, me një kat pa leje me 52.2 m2 po në Ksamil.
Ndërkohë u caktua masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasin K.P.
Këto masa u kërkuan nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.522/2025 për veprën penale të “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a-4 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po vijon me kryerjen e veprimeve hetimore për identifikimin dhe individualizimin e përgjegjësisë për të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje.
