Ditën e sotme e cila përkon me protestën e 115-të qytetare, ku protestuesit në Tiranë kërkojnë ndryshim rrënjësor të klasës politike, ndërsa lideri demokrat Sali Berisha ka vijuar me “Foltoren e Ripërtëritjes”, ku nga Vlora bëri thirrje se është momenti që demokratët të shpëtojnë vendin duke akuzuar qeverinë si bandë kriminale.
“Ky rol i ri i PD përcaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga emergjenca kombëtare e këtij vendi, emergjenca kombëtare e Vlorës, emergjenca kombëtare e Tiranës dhe e Shqipërisë.
Ne, forcë politike me një trashëgimi, e cila bën krenar çdo anëtar dhe mbështetës të saj, kemi përpara një detyrë jetike për vendin, por një detyrë të vështirë, përmbushja e së cilës do jetë përcaktuese në shumë aspekte për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat, paratë tuaja, të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve për ata që kërcënonin rrezikun.
Ish-drejtori i policisë, që iu kontrollua banesa, gjendet me snajper superspecial në banesë, i blerë në funksion të sigurisë së qytetarëve, por kurrë një person të dhënë, i blerë për funksione të caktuara” theksoi Berisha në fjalën e tij nga Vlora , i bindur se është momenti që qytetarët kanë nevojë ndryshim të qeverisë aktuale, duke pritur që qeverisja t’ i besohet atij.
Mirëpo, nga ana tjetër qytetarët janë bërë sërish bashkë në Tiranë, nga ku prej 115 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës nga jeta politike. Në një prononcim të dhënë për mediat, një demokrat i hershëm u shpreh se është tërësisht krah tubimeve të tilla, ndërsa shtoi se është momenti që të gjithë së bashku të zhdukin nga PD Berishën së bashku me të tijët, për të cilën theksoi se shkatërruan partinë prej vitesh.
“Populli shqiptar duhet të ngrihet tërësisht. Jam plotësisht krah protestës sepse po shikojmë që po shkatërrojnë vendin që nga 22 marsi i 1992 e deri më sot janë bërë vjedhje dhe shkatërrime. Kishim ushtri, hekurudha, industri. Unë kam punuar në azotikë. Uzina jonë prodhonte për bujqësinë dhe mjekësinë.
Ne kemi dhënë shpirtin dhe djersën tonë. Sali Berisha që ka shkruajtur për demokracinë në ‘90, para se të hapeshin ambasadat. Asokohe nuk kishte burrë në botë që të shkruante. Pastaj kur u bë protesta e studentëve, duhet të identifikohen ata që ishin me pardesy të njëjta. Kam qenë me Partinë Demokratike, kemi rrëzuar në Fier Enver Hoxhën, dhe kur fitoi PD-ja, u mblodhën të gjithë hajdutët dhe kriminelët në Fier.
Kështu vazhdoi Sali Berisha dhe Edi Rama sot akoma më keq, që i mbyllën të gjitha, shikojnë ëndrra ata do të ngremë parqe për të punuar rinia, e mashtrojnë. Duhet të largohen këta zagarë e maskarenj. Tradhtarë të kombit tonë, duan të na shkatërrojnë” tha qytetari në prononcimin e bërë për mediat.
Pjesë nga fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha
Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Vlorës, në këtë sallë, në qytet, në të katër anët e qarkut dhe në të katër anët e dheut ku jeni, një përshëndetje shumë të përzemërt.
Zonja kryetare e PD, zoti deputet i PD, Bujar Leskaj, zoti nënkryetar i PD, Nikola Kedhi, zoti drejtues politik i qarkut, Aurel Bylykbashi, drejtues zoti Klevis Balliu, Sekretar Organizativ, një përshëndetje të përzemërt dhe vlerësimin tim për të gjithë punët dhe përpjekjet.
Të dashur miq, ne mblidhemi sot në një moment kritik të një roli të ri që duhet të marrë PD.
Ky rol i ri i PD përcaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga emergjenca kombëtare e këtij vendi, emergjenca kombëtare e Vlorës, emergjenca kombëtare e Tiranës dhe e Shqipërisë.
Ne, forcë politike me një trashëgimi, e cila bën krenar çdo anëtar dhe mbështetës të saj, kemi përpara një detyrë jetike për vendin, por një detyrë të vështirë, përmbushja e së cilës do jetë përcaktuese në shumë aspekte për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Çdo ditë qytetarët lexojnë dhe dëgjojnë nga një faqe të zezë nga libri i zi i këtij regjimi.
Çdo ditë dalin dëshmitë më rrënqethëse se si kurrë më parë shqiptarët sot janë në pushtimin e krimit, në pushtimin e një regjimi kriminal.
Një regjimi në të cilin, marrim ditën e sotme, del se kreu i SHISH, që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar.
I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat, paratë tuaja, të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve për ata që kërcënonin rrezikun.
Ish-drejtori i policisë, që iu kontrollua banesa, gjendet me snajper superspecial në banesë, i blerë në funksion të sigurisë së qytetarëve, por kurrë një person të dhënë, i blerë për funksione të caktuara.
Pra, mund të vazhdoj gjatë e gjatë në këtë aspekt, por një gjë do t’u them, se çdo gjë që keni dëgjuar dhe do të dëgjoni për Belinda Ballukun, për Vlora Hysenin, për Ermal Beqirin, Ergys Agasin, në mënyrë absolute që të gjitha janë bërë nën urdhrat e Edi Ramës.
Asnjë prej tyre nuk është bërë pa urdhrin e tij.
Dhe ju, dhe shqiptarët, do mësojnë shumë e shumë gjëra të tjera nga aktet e shëmtuara kriminale të kësaj bande.
Para saj, ne jemi forca politike me detyrim madhor të shpëtojmë vendin.
Roli i demokratëve është roli i shpëtimtarit.
