Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Urdhërarresti për Vlora Hysenin, gazetarja ndan DETAJE: Dihej zyrtarisht që ishte në Azerbajxhan për një takim, autoritetet i trokitën në shtëpi për procedurë

Shkruar nga Newsbomb
Urdhërarresti për Vlora Hysenin, gazetarja ndan DETAJE: Dihej
Vlora Hyseni, Anila Hoxha

Pak orë pasi SPAK ka dalë me një komunikatë zyrtare ndaj shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit për të cilën kërkoi "arrest në shtëpi", Vlora Hyseni u vetëdorëzua në Policinë e Kosovës. Ndërkohë detaje të reja ka zbuluar gazetarja Anila Hoxha, në Top Story në lidhje me vetëdorëzimin e ish-drejtueses së SHISH.

Sipas saj, Hyseni ka udhëtuar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku ka psur një takim të shefave të SHISH-it të disa vendeve, ajo supozohej të mbërrinte në Tiranë në orën 00:30 të mesnatës së sotme. Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Shtetit kanë trokitur në shtëpinë e saj vetëm për procedurë pasi dihej zyrtarisht që ajo kishte dalë nga Shqipëria.

“Ne gjetëm një njoftim hapjeje, ftesë për ofertë, se Vlora Hyseni ka udhëtuar në Azerbajxhan. Duhet të ishte në Tiranë në 00:30 të mesnatës së sotme. Nisja më 22 shtator nga Baku, 2 bileta. Ka pasur në Baku një takim të shefave të SHISH-it të disa vendeve, ku i duhej të merrte pjesë edhe Vlora Hyseni. Ajo që dihet zyrtarisht është që SPAK-u dhe Policia konfirmojnë se ka dalë nga Shqipëria pak ditë më parë dhe nuk gjendej në Shqipëri.

Efektivët e Policisë së Shtetit kanë trokitur në shtëpinë e saj, afër Arenës, vetëm për procedurë. Kanë trokitur në derën e banesës, procedurialisht, dhe nuk ka pasur të tjerë. Masa e sigurisë konsiderohet e ekzekutuar në pikën kufitare, ku Vlora Hyseni është paraqitur në pikën kufitare. Pas kthimit, do të shkojë në Drejtorinë e Tiranës dhe më pas do të bëhet kontrolli i banesës”, u shpreh Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese