Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e telenovelave të përfshirë në SKANDALIN e drogës që po “zien” Turqinë (LISTA)

Shkruar nga Newsbomb
Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Aktoret e permendur ne hetim

Industria e filmave dhe jo vetëm është tronditur ditët e fundit në Turqi pasi ndaj një sërë aktorësh, e personazhesh të tjerë të njohur të botës së showbizz-it janë lëshuar urdhra arresti. Një pjesë e këtyre personazheve  janë të njohur edhe në vendin tonë, përmes telenovelave që mbushin orët e pasdites për amvisat dhe jo vetëm.

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Ahsen Eroglu

Sipas zyrës së Kryeprokurorit Publik, hetuesit kanë gjetur prova që këta persona mund të kenë përdorur drogë, kanë lehtësuar përdorimin e substancave narkotike ose kanë siguruar një vend për përdorim të drogës, raportojnë mediat vendase.

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Melis Sezen

Akuzat mbeten pjesë e një hetimi në vazhdim dhe urdhrat e paraburgimit nuk përcaktojnë përgjegjësi penale. Emrat e përfshirë i përkasin botës së argëtimit, filmit dhe sportit.

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Nilperi Sahinkaya

Mes të emëruarve janë aktorët Aras Bulut İynemli,  Beren Saat, Afra Saraçoğlu, Melis Sezen, Nilperi Şahinkaya, Melisa Şenolsun, Ahsen Eroğlu, Enis Arıkan dhe Hazal Filiz Küçükköse. Këngëtari Sefo, ish-futbollisti i kombëtares Hasan Şaş, krijuesi i përmbajtjes Melis İşiten, gazetari dhe komentatori sportiv Yağız Sabuncuoğlu, modelja Yeliz Yeşilçimen dhe këngëtari Anıl Durmuş janë gjithashtu ndër emrat e raportuar në lidhje me operacionin. Këta persona jo vetëm janë ndaluar, por edhe u janë ushtruar kontrolleve, ekzaminimeve biologjike dhe u janë marrë deklarata.

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Beren Saat

Afra Saraçoğlu, e njohur për rolin e saj si seyran, në filmin “Çapkëni i Pasur”, ndodhej jashtë Turqisë kur doli lajmi për urdhrin e ndalimit. Aktorja tha se ndodhej jashtë vendit për shkak të një udhëtimi pune të planifikuar më parë dhe njoftoi se do të kthehej në Turqi sa më shpejt të ishte e mundur për të dhënë deklaratën e saj dhe për të bashkëpunuar me autoritetet gjyqësore.  Pas dhënies së dëshmisë së saj përpara prokurorëve dhe kryerjes së testeve mjekësore, Afra Saraçoğlu u la e lire.

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Afra Saraçoglu

Ndryshe nga Saraçoğlu, Aras Bulut İynemli, i njohur ndër të tjera për rolin e tij si “Mert”, në serialin “ I infiltruari”  ishte ndër emrat e raportuar si të ndaluar gjatë operacionit.

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Aras Bulut Iynemli

Aktori është një nga emrat më të njohur të lidhur me hetimin, duke e bërë përfshirjen e tij veçanërisht të dukshme për audiencën televizive turke.

Nga Bihteri, te Merti e Sejrani, cilët janë aktorët e
Sinem Ünsal

Lista e plotë e emrave të përfshirë në hetim:

Aras Bulut İynemli (Aktor shumë i njohur, protagonist i serialit "Çukur")

Beren Saat (Aktore e njohur nga seriali "Dashuri e Ndaluar")

Kenan Doğulu (Këngëtar i njohur dhe bashkëshorti i Beren Saat)

Afra Saraçoğlu (Aktore, u la e lirë)

Melis Sezen (Aktore, e njohur nga seriali "Sadakatsiz")

Sefo (Reper i famshëm turk)

Hasan Şaş (Ish-futbollist i njohur i kombëtares turke dhe Galatasaray-t)

Nilperi Şahinkaya (Aktore)

Melis İşiten (Aktore)

Ahsen Eroğlu (Aktore)

Hazal Filiz Küçükköse (Aktore)

Yeliz Yeşilçimen (Aktore dhe ish-modele)

Somer Sivrioğlu (Shef i njohur kuzhine / Anëtar i jurisë së MasterChef Turqi)

Sinem Özenç Ünsal (Aktore)

Kerimcan Durmaz (Personazh i njohur i rrjeteve sociale)

Ayşe Hatun Önal (Këngëtare dhe modele)

Enis Arıkan (Aktor)

Selin Ciğerci (Influencuese)

Ozan Doğulu (Muzikant/Personalitet televiziv)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese