Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

“Pak momente qetësie”, Granit Xhaka “thyen” sërish heshtjen pas skandalit për certifikatën që e la jashtë Zvicrës

Shkruar nga Newsbomb
“Pak momente qetësie”, Granit Xhaka “thyen”
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka vendosur të thyejë sërish heshtjen, pas skandalit që shpërtheu ditën e djeshme lidhur me certifikatën e falsifikuar të Covid-it. Nga kjo situatë e paprecedentë, nga e cila Federata zvicerane mori edhe vendimin, në kompromis me lojtarin, për ta hequr nga lista e ndeshjeve që kjo përfaqësuese do t’i luajë në Nations League.

Mesfushori me origjinë shqiptare është shfaqur në bregun e detit, aty ku po shijon pak “momente qetësie”, në një kohë tejet të trazuar për 33-vjeçarin.

“Faleminderit për çdo mesazh, fjalë dhe mbështetje”, shkruan Xhaka në postimin e tij. Sa i takon hetimeve, thuhet se Granit Xhaka, në rastin më të keq nëse akuzat provohen, rrezikon 5 vite burgim. Menjëherë sapo doli lajmi, mesfushori i Sunderland shprehu ndjesën e tij për veprimin e bërë duke marrë përgjegjësitë për gabimin.


 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese