Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka shtuar në stafin e saj 85 praktikantë të rinj në kuadër të thirrjes së 11-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.Të rinjtë do të angazhohen për 3 muaj pranë ministrisë dhe institucioneve në varësi të saj, ku do të zhvillojnë praktikën e tyre të parë profesionale në përputhje me fushën e studimit.
Gjatë kësaj periudhe, ata do të përfitojnë trajnim nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) si dhe pagesë financiare.Lajmi u bë publik nga vete ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale u ka uruar suksese të gjithë praktikantëve të rinj që i janë bashkuar institucionit këtë vit.
