Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skandali i AKSHI-t kalon kufijtë, jehonë në mediat ndërkombëtare: Shefja e SHISH nën hetim për korrupsion

Shkruar nga Newsbomb
Skandali i AKSHI-t kalon kufijtë, jehonë në mediat
mediat ndërkombëtare

Hetimi i SPAK për abuzimet me tenderat 59 milionë euro të AKSHI-t ka marrë përmasa të reja, me urdhër-arrestin për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Lajmi ka bërë jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare. Sipas medias greke Protothema.gr, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lëshuar urdhër-arresti për Hysenin, si pjesë e hetimit ndaj biznesmenit Ergys Agasi.

Ndërsa agjencia ndërkombëtare Reuters shkruan se Gjykata ka vendosur masën e pezullimit nga detyra dhe arrestit shtëpiak për Hysenin, me dyshimin për zbulimin e informacionit të klasifikuar tek persona të paautorizuar, në lidhje me dosjen AKSHI.

Reuters citon edhe reagimin e Kryeministrit Edi Rama nga Nju Jorku, ku ndodhet për Asamblenë e OKB-së: "Të gjithë janë të pafajshëm derisa të jepet një vendim i formës së prerë i gjykatës, por askush nuk është mbi ligjin", shkroi Rama në X, duke shtuar se e ka shkarkuar tashmë Hysenin dhe do të emërojë pasardhësen në konsultim me Presidentin.

Në të njëjtën dosje, sipas mediave, është kontrolluar banesa e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe i është sekuestruar telefoni, por ndaj tij nuk është marrë masë sigurie. Ndërkohë janë arrestuar drejtori i laboratorit të policisë mjeko-ligjore dhe një kriminalist.

Kujtojmë se në qendër të hetimit të SPAK janë 19 procedura tenderimi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me vlerë totale rreth 5.9 miliardë lekë ose 59 milionë euro, për mirëmbajtjen e sistemeve si e-Albania.

Biznesmeni Ergys Agasi, i konsideruar nga SPAK si person kyç në skemë, u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, pas 8 muajsh në kërkim. Ai akuzohet për grup të strukturuar kriminal, konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, pastrim parash dhe korrupsion aktiv. Agasi i mohon akuzat. Hetimi vazhdon dhe pritet një deklaratë zyrtare nga SPAK.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese