Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kushdo qoftë duhet të përballet personalisht me drejtësinë”, Taulant Balla në të njëjtën linjë me Ramën: Nuk bëjmë avokatin e askujt

Shkruar nga Newsbomb
“Kushdo qoftë duhet të përballet personalisht me
Taulant Balla

Shumica qeverisëse ka reaguar pas lajmit për masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shkruan se shumica e qeverisë mbetet besnike qëndrimit standard.

"Shumica jonë qeverisëse i mbetet besnike qëndrimit standard për të mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë. Kushdo qoftë duhet të përballet personalisht me drejtësinë dhe të marrë avokatin e vet. Partia Socialiste, pra shumica qeverisëse e këtij vendi, nuk bën avokatin e askujt. Siç njoftoi menjëherë kryeministri Edi Rama, shkarkimi nga detyra i drejtores së shërbimit u krye, për t'i hapur rrugë një drejtuesi të ri", shkruan Balla.

Reagimi vjen menjëherë pas dekretit të Presidentit për shkarkimin e saj.

Sipas dekretit nr. 506, të datës 22.9.2026, me propozim të kryeministrit dhe në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit, Presidenti dekreton se zonja Vlora Hyseni shkarkohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Dekreti hyn në fuqi menjëherë.

Shkarkimi i Hysenit vjen në kuadër të hetimit të SPAK për tenderat rreth 59 milionë euro të Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, dosje ku Hyseni dyshohet për zbulim të informacionit të klasifikuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese