BOTA /

Macron kritikoi Izraelin dhe kërkoi zgjidhjen me 2 shtete, Netanyahu: Injorancë dhe absurditet i paimagjinueshëm

Shkruar nga Versus

Macron kritikoi Izraelin dhe kërkoi zgjidhjen me 2 shtete, Netanyahu:

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti francez Emanuel Macron kritikoi veprimet e qeverisë izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor duke u ndalur tek dhuna ndaj civilëve.

Ai tha se në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk duhet të mbizotërojë “ligji i xhunglës” dhe propozoi forcimin e rolit të OKB si dhe gjetjen e zgjidhjes së formimit të dy shteteve në rajonin ku prej vitesh po bëhen luftime.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit francez, duke i cilësuar ato si “absurditet të çuditshëm” dhe duke e akuzuar Macronin për “injorancë”.

“Absurditeti i çuditshëm i deklaratës së Emmanuel Macron është i paimagjinueshëm”, thuhej në deklaratën e zyrës së Netanyahut, e cila shtonte se “injoranca nuk është justifikim”.

Reagimi izraelit erdhi disa orë përpara fjalimit të planifikuar të Benjamin Netanyahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku kryeministri pritet të paraqesë qëndrimin e qeverisë së tij për zhvillimet në Lindjen e Mesme. Versus.al

Poll