• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga klima te biodiversiteti: angazhimet e reja të Ballkanit Perëndimor deri në 2030

Shqipëria dhe pesë ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar një paketë të re angazhimesh për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, mbrojtjen e biodiversitetit, restaurimin e pyjeve dhe reduktimin e ndotjes plastike. Dokumentet, të miratuara më 18 shtator 2026 në Žabljak të Malit të Zi, përcaktojnë një drejtim të përbashkët rajonal deri në vitin 2030. Por pas miratimit të strategjive, sfida kryesore mbetet zbatimi i tyre në terren, sigurimi i financimit dhe përcaktimi i institucioneve përgjegjëse.

19:21 : 22/09/2026
në AKTUALITET, RAJONI

Lexo edhe:

Jeanne Shaheen për Rusinë, Ballkanin dhe NATO-n: “Putin po tenton të na rraskapitë”

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata

Ministrat e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor miratuan më 18 shtator Deklaratën Ministrore 2026 për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, gjatë Takimit të Tretë Vjetor Ministror të zhvilluar në Žabljak. Takimi u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe me mbështetjen e partnerëve evropianë.

Deklarata synon të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Gjelbër, të cilën vendet e rajonit e miratuan fillimisht në vitin 2020 si pjesë e afrimit me objektivat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Këtë herë, krahas deklaratës politike, u miratuan disa dokumente që përcaktojnë masa më konkrete për mënyrën se si rajoni duhet të përballet me ndryshimet klimatike dhe degradimin e natyrës gjatë viteve të ardhshme.

Një prej tyre është Strategjia e Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike për Ballkanin Perëndimor 2026-2030. Strategjia krijon një kuadër të përbashkët për përgatitjen ndaj rreziqeve klimatike dhe përfshin masa që lidhen me sistemet e paralajmërimit të hershëm, menaxhimin e rreziqeve klimatike dhe fatkeqësive, përshtatjen e infrastrukturës, zgjidhjet e bazuara në natyrë, menaxhimin e ujit dhe thatësirave, përshtatjen në nivel lokal, mbështetjen shkencore dhe financimin e masave të përshtatjes.

“Në fokus të angazhimit politik te rajonit te Ballkanit Perëndimor, përballja me ndryshimet klimatike mbetet nje nga “pikat kritike” të se tashmes. Ndryshimet klimatike janë një realitet që po ndikon drejtpërdrejt në shoqëritë, ekonomitë dhe ekosistemet e rajonit. Objektivat per klimen kërkojne një qasje të integruar rajonale, ku zbutja e ndryshimeve klimatike dhe përshtatja ndaj pasojave të tyre ecin paralelisht”- shprehet për Klima Sot Prof. Dr. Mihallaq Qirjo, pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Nevoja për këto masa po bëhet gjithnjë e më e dukshme në rajon. Sipas RCC-së, vetëm gjatë vitit të kaluar më shumë se 225 mijë hektarë u dogjën në Ballkanin Perëndimor si pasojë e mbi 430 zjarreve të mëdha. Përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit dhe zjarret janë ndër rreziqet që strategjitë rajonale të përshtatjes synojnë të adresojnë.

Për Shqipërinë, kjo do të thotë se përshtatja ndaj klimës nuk kufizohet vetëm te reagimi pas një përmbytjeje, zjarri apo periudhe të gjatë thatësire. Strategjia kërkon që rreziku klimatik të merret parasysh më herët në planifikim, nga menaxhimi i ujërave dhe infrastruktura te bujqësia, ekosistemet dhe vendimmarrja në nivel lokal.

“Për Ballkanin Perëndimor, ku katastrofat natyrore, zjarret, përmbytjet, thatësirat dhe valët e të nxehtit tejkalojnë shpesh kufijtë administrativë e shtetërorë, bashkëpunimi rajonal merr një formë praktike dhe të domosdoshme: përmes sistemeve të njoftimit të hershëm, ndihmës reciproke gjatë katastrofave të shkaktuara ose të përkeqësuara nga eventet klimatike, si dhe shkëmbimit të informacionit, të dhënave dhe ekspertizës. Një qasje e tillë qe e shndërron bashkëpunimin ndërkufitar nga një parim politik në një mekanizëm konkret për parandalimin, përgatitjen dhe përballimin e krizave klimatike, ka mbetur vetem deklarativ dhe larg zbatimit me rezultate te matshme dhe efektive per komunitetet e rrezikuara apo te prekura.”– vijon Prof. Dr. Mihallaq Qirjo.

Një pjesë e rëndësishme e paketës së miratuar në Žabljak i kushtohet gjithashtu biodiversitetit. Plani Strategjik i Biodiversitetit për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2030 krijon një kuadër të përbashkët për ruajtjen, restaurimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit. Ai është harmonizuar me Strategjinë e Bashkimit Evropian për Biodiversitetin 2030 dhe Kornizën Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal.

Plani përcakton pesë drejtime kryesore: zgjerimin dhe menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura, restaurimin e ekosistemeve të degraduara, parandalimin e humbjes së specieve, integrimin e biodiversitetit në sektorë të tjerë të ekonomisë dhe përmirësimin e qeverisjes, njohurive dhe financimit për natyrën.

Për një vend si Shqipëria, ku zonat bregdetare, ligatinat, lumenjtë, pyjet dhe ekosistemet malore mbështesin një biodiversitet të lartë, këto objektiva lidhen jo vetëm me shpalljen e zonave të mbrojtura, por edhe me mënyrën se si ato menaxhohen dhe me restaurimin e habitateve të dëmtuara.

Krahas biodiversitetit, vendet miratuan edhe Planin për Restaurimin e Peizazheve Pyjore të Ballkanit Perëndimor, i cili përcakton veprime prioritare për restaurimin e ekosistemeve pyjore. Pyjet luajnë një rol të dyfishtë në këtë proces: janë të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit, por njëkohësisht ndihmojnë në rritjen e rezistencës së territoreve ndaj ndryshimeve klimatike.

Paketa e Žabljakut prek edhe një problem tjetër të dukshëm në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të rajonit: ndotjen nga plastika. Vendet miratuan një angazhim rajonal për eliminimin gradual të pesë produkteve plastike njëpërdorimëshe që gjenden më shpesh si mbetje, me synimin që masat kundër ndotjes plastike të harmonizohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në të njëjtën kohë u miratua edhe një kuadër rajonal për Përgjegjësinë e Zgjeruar të Prodhuesit (EPR) për ambalazhet plastike. Ky mekanizëm mbështetet në parimin që përgjegjësia e prodhuesit nuk përfundon kur produkti shitet, por shtrihet edhe te menaxhimi i mbetjeve që krijohen prej tij. Në praktikë, kjo synon të zhvendosë një pjesë më të madhe të kostos dhe përgjegjësisë së menaxhimit të ambalazheve drejt atyre që i vendosin ato në treg.

Megjithatë, miratimi i strategjive dhe deklaratave nuk garanton automatikisht ndryshime në terren. Vetë RCC e vendosi këtë problem në qendër të takimit. Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Amer Kapetanović, theksoi se rajoni tashmë ka punë konkrete të zhvilluar për përshtatjen klimatike, biodiversitetin, plastikën dhe restaurimin e pyjeve, por se ende mungojnë buxhetet dhe përgjegjësit e përcaktuar qartë për zbatimin e tyre.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për objektivat që shkojnë deri në vitin 2030, një afat tashmë më pak se katër vjet larg. Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sfida e viteve të ardhshme do të jetë kalimi nga dokumentet rajonale te financimi, masat kombëtare dhe ndërhyrjet konkrete në terren.

Deklarata e Žabljakut vendos një drejtim të përbashkët për klimën dhe natyrën në rajon. Por ndikimi i saj do të varet nga ajo që ndodh pas takimit: sa nga objektivat do të kthehen në politika kombëtare, sa financim do të sigurohet dhe sa shpejt masat e parashikuara do të fillojnë të zbatohen./Klimasot

Etiketa: ballkanibiodiversitetklime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jeanne Shaheen për Rusinë, Ballkanin dhe NATO-n: “Putin po tenton të na rraskapitë”

09:00 : 18/09/2026
AKTUALITET

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri: nxehtësi, reshje më intensive dhe periudha më të thata

09:53 : 05/09/2026
AKTUALITET

6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë

10:08 : 04/09/2026
AKTUALITET

Zjarret, ndër rreziqet kryesore klimatike, çfarë lajmërohet deri në vitin 2050

20:44 : 15/08/2026
AKTUALITET

Shqiptarët, pak njohuri për biodiversitetin

17:29 : 16/04/2026
AKTUALITET

Nga studimet te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

11:46 : 04/02/2026
Para

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com