• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të jetë shkak kryeagjentja për ta çuar Ramën pas hekurave?!

18:05 : 22/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Më 17 mars 2023 dy ishin lajme shumë të rëndësishme: 1-Presidenti i republikës shfaqet në publik me dorën e djathtë ta fashuar dhe 2- Kryeministri i vendit emëron në krye në Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj. VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruajti Rama në rrjetin e tij social facebook.

Çfarë elozhesh. Çfarë vlerësimi, çfarë bindjeje. Rama diçka dinte sepse kurrë nuk i lëshon fjalët në ajër… Presidenti u mendua fare pak. Me dorën e fashuar ai hodhi firmën duke e dekretuar në detyrën e lartë. Tre vjet më pas sërish dy lajme të rëndësishme: Lëshohet urdhër-arresti me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pezullimi nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni dhe marrje në pyetje dhe kontroll personal e banese për ish-kruen e policisë së shtetit Ilir Proda.

Lexo edhe:

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

Ndërsa lajmi i tretë dhe i katërt, (aspak i rëndësishëm për momentin) është që Edi Rama ndodhet në SHBA si pjesëmarrës në takimin e përvitshëm të OKB-së dhe presidenti nuk e ka më dorën e fashuar… Po a do ia hajë kokën Vlora shef Ramës? A është mjaftueshëm madje edhe më shumë se mjaftueshëm ky rast që Rama të përgjigjet penalisht para SPAK-ut që është futur kudo dhe ngado, por kurrë nuk ka trokitur qoftë edhe butë në portën e kryeministrit?!

Sot realisht jemi një shtet i rënë “de fakto”. Drejtoresha e shërbimit sekret ia jep sekretet e vendit, madje edhe ndëkombëtar nëse i ka dashur “çunit që u arrestua me shapka” dhe ai më pas botës së krimit. Jemi vend anëtar i NATO-s, një pjesë e madhe e sekreteve edhe ushtarake, kalonin nga zyra e zonjës që Rama tha se kishte përgatitje të lartë, gëzonte respekt ndërkombëtar dhe mbi të gjitha ajo ishte gjithë integritet…

Integriteti…? Ajo sot është nën akuzë për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”. Informacionet sekrete ia ka dhënë Ergys Agasit dhe gjithashtu e ka ndihmuar që të fshihet gjatë kohës kur ai ishte në arrati.

Zonja me “eksperiencë” nuk mund të rrëshqiste aq poshtë sa të bëhej pjesë e shpërfytërimit të moralit dhe ligjit. Por ka edhe mbi të… Emërimi i drejtorit të shërbimit informativ është atribut ligjor direkt i kryeministrit të vendit. Ai nuk e qëmtoi në radhët e SHISH, nga drejtues që kanë barë karrierë aty, por e kataputoi krejt papritur nga Kosova drejt e në Shqipëri.

Faktet ulërasin më shumë se prangat e SPAK-ut. Kryeministri Rama e solli Vlorën në Tiranë vetëm pak javë pasi ishte shkarkuar nga posti i nëndrejtoreshës së shërbimit inteligjent të Kosovës. Në mënyrë të shpejtë dhe mjaft të vendosur me propozim të Kurtit dhe miratim të ish-presidentes Vjosa Osmani, zëvendësdrejtoresha e SHIK u largua nga detyra e lartë ndërsa u urdhërua që informacionin e klasifikuar ta dorëzonte, duke i kujtuar se çdo keqpërdorim do e përballte me pasojat ligjore.

Dukshëm një shkarkim për “arsye të forta”, pasi forma si u krye ishte në fakt një lloj dëbimi. Ama edhe Rama kishte “arsye të forta” për ta pasur Vlorën aty pranë tij, si këshilltare për çështjet e sigurisë dhe disa muaj më vonë e bëri edhe drejtuese të SHISH. Përse e zogjodhi atë? Nëse nuk ia imponoi kush, cilat ishin kriteret që gjeti tek Vlora e dëbuar me shumë dyshime për lidhje të mundshme me Beogradin? Janë pikëpyetje që gati të gjitha të çojnë në një përgjigje: ata që janë shkelje ligji dhe morali për kryeministrin quhen vlera…

Fjala moral është krejt e huaj dhe gjuhtarët e Rinilidjes e kanë fshirë nga çdo libërth pasi vetë Rama e ka dhënë shembullin për shumë herë që jo vetëm nuk e kosideron si formë, por as e mendon ndonjëherë fjalën “moral politik”, duke ia lënë “përgjegjësisë individuale”, por kësaj here pyetja që ngrihet është nëse Vlora Hyseni do jetë shkak që Rama të kapërcejë rrothoren e hekurt të SPAK-ut?

Etiketa: Edi RamaErgys Agasispakvlora hyseni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026
AKTUALITET

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026
AKTUALITET

Pankartat ironizuese ndaj qeverisë dhe kryeministrit: Nga Belinda te SHISH-i, krejt ekipi në pranga

19:39 : 23/09/2026
AKTUALITET

510 komunikime Hyseni-Agasi, Berisha: Pse ish-kreu i SHISH nuk u cilësua pjesë e grupit kriminal?

18:53 : 23/09/2026
AKTUALITET

16 vite nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, SPAK: Nuk kemi dosje të…

18:39 : 23/09/2026
AKTUALITET

E përfshirë në dosjen e Ergys Agasit/ Ish drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni nesër para GJKKO

16:48 : 23/09/2026
Para

BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë me 3 vjet

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com