• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha takon eurodeputetin Tarquinho: Shqipëria po përballet me pasoja të rënda nga narkoshteti

18:54 : 22/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha zhvilloi në selinë e PD-së një takim me eurodeputetin Marco Tarquinio, kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin.

Berisha e cilësoi narkoshtetin si problemin kryesor të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për lidhje me strukturat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Berisha theksoi se në takim u diskutua edhe ndikimi që këto zhvillime kanë në ekonomi. Lideri demokrat e vuri theksin mbi zhvlerësimin e euros dhe dollarit, rënien e prodhimit industrial, rritjen e sektorit të ndërtimit, si dhe emigracionin dhe rënien e lindjeve.

Në përfundim të takimit, kreu i PD-së tha se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm përmes hetimeve të prokurorëve dhe kërkoi masa politike. Ai përsëriti qëndrimin e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar atë si kusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Dje prita në një takim në selinë e PD-së eurodeputetin Marco Tarquinio, Kryetar i Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asociimin. Zoti Tarquinio është një mik i Shqipërisë, që i përket grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

Lexo edhe:

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

E informova eurodeputetin Tarquinio se për Shqipërinë sot problemi më madhor me pasoja shkatërrimtare mbi demokracinë, ligjin, shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë është narkoshteti i kryesuar nga Edi Rama, i pari dhe i vetmi në Evropë. Në këtë kuadër, sot Shqipëria është eksportuesja kryesore e kanabisit në Evropë. Kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës dhe ndër aksionerët kryesorë të tregut të saj në Evropë. Në Shqipëri, ato administrojnë portet, të cilat aktualisht janë porte të lira për drogën.

Kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe në Amerikën Latine kanë lidhje direkte jo vetëm me policinë, gjykatat e prokurorinë, por kanë lidhje direkte të faktuara edhe me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Ramën, i cili pret në zyrë përfaqësuesit e Sinaloas dhe, në kundërshtim me ligjin, u jep licencë për kazino dhe hotel me pesë yje. Dosjet gjyqësore kanë faktuar se zyra e kryeministrit organizon takime trilaterale, si për shembull në Aruba, mes trafikantëve të drogës, ndërtuesve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tij direktë.

Pasojat më të rënda të narkoshtetit janë në ekonominë e vendit. Në Shqipëri, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, janë zhvlerësuar euro dhe dollari. Monedhat më të fuqishme në planet janë zhvlerësuar përkatësisht me 32% dhe 35%, e po aq janë zhvlerësuar edhe eksportet e vendit. Për rrjedhojë, prodhimi industrial në Shqipëri, sipas Eurostat-it, ka rënë me 15.3%. Kurse treguesi i ndërtimit, sektor ku lahen paratë e drogës, është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Pasojat më të rënda të narkoshtetit pasqyrohen me shokun demografik të pashembullt në historinë tonë. Po sipas Eurostat-it, në 10 vitet e fundit emigruan vetëm në zonën Schengen 1,099,000 qytetarë. Nëse shtohen edhe ata që kanë emigruar në zona të tjera, del se 47% e shqiptarëve janë larguar nga vendi. Regjistri i Gjendjes Civile tregon se lindjet sot kanë rënë nën nivelin e 100 viteve më parë, kur Shqipëria kishte nën 1 milion banorë.

Problemi madhor lidhur me narkoshtetin qëndron te mohimi i tij, dhe në fakt ky mohim është mbështetje e tij, me dashje apo pa dashje. Po kështu, ideja se narkoshteti në Shqipëri mund të çmontohet nga dy apo tre prokurorë nuk është aspak realiste. Qëndrime të hapura politike kundër tij dhe masa të tjera ndaj regjimit janë të domosdoshme.

Duke pasur parasysh kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e fundit parlamentare dhe gjetjet e raporteve ndërkombëtare, Kryetari i Partisë Demokratike theksoi nevojën për krijimin e një qeverie teknike si kusht i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”- shprehet Berisha.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026
AKTUALITET

Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

16:37 : 23/09/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ka përdorur Vlora Hysenin për të rrëzuar qeverinë në Kosovë

14:23 : 23/09/2026
AKTUALITET

“Po tentohet të paraqitet si aferë dashurie”/ Berisha: Rama ishte në dijeni të çdo vendimi të Vlora Hysenit

14:06 : 23/09/2026
AKTUALITET

Përplasje për Reformën Territoriale te “Ligjet”, opozita braktis sallën pas debatit për draftin e PS

12:11 : 23/09/2026
AKTUALITET

PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë: Klodiana Spahiu të sqarojë dyshimet për plagjiaturë

11:32 : 23/09/2026
Para

"BE po ndjek nga afër Ramën për korrupsionin"

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com