• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“BE po ndjek nga afër Ramën për korrupsionin”

19:05 : 22/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Bashkimi Evropian po ndjek nga afër mënyrën se si qeveria shqiptare po trajton hetimet për korrupsionin, teksa dosja e AKSHI-t ka prekur tashmë edhe drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Reuters, raporton se zyrtarë të BE-së po monitorojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj rasteve të korrupsionit. Sipas tyre, lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbetet një element thelbësor në përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030

“Zyrtarë të Bashkimit Evropian i thanë agjencisë Reuters se po e ndjekin me vëmendje mënyrën se si Rama po trajton çështjet e korrupsionit dhe se lufta e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit është vendimtare për përpjekjen e vendit ballkanik për t’u anëtarësuar në bllok deri në vitin 2030.“.

Në qendër të zhvillimeve të fundit është Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve të SPAK për çështjen e korrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas prokurorëve, Hyseni dyshohet se ka nxjerrë informacion të klasifikuar dhe ua ka komunikuar persona të paautorizuar, në lidhje me hetimin që po zhvillohet për AKSHI-n. SPAK deklaron se masat janë miratuar nga gjykata kundër korrupsionit për t’i hapur rrugë vijimit të hetimeve.

Lexo edhe:

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

Pankartat ironizuese ndaj qeverisë dhe kryeministrit: Nga Belinda te SHISH-i, krejt ekipi në pranga

Reuters vëren se AKSHI, institucioni përgjegjës për shërbimet publike digjitale dhe infrastrukturën teknologjike të shtetit, është prej kohësh në fokus të SPAK. Në kuadër të kësaj dosjeje, disa zyrtarë shtetërorë dhe persona nga bota e biznesit janë arrestuar ose janë nën hetim për dyshime mbi keqpërdorimin e fondeve publike.

Hyseni, me origjinë nga Kosova, drejton SHISH prej vitit 2023. Para emërimit në këtë post, ajo kishte shërbyer si zv.drejtuese e shërbimit inteligjent në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka bërë të ditur se e ka shkarkuar Hysenin dhe se, në konsultim me Presidentin, do të emërojë drejtuesin e ri të SHISH-it.

Rama ka reaguar edhe përmes rrjetit social X, duke theksuar se çdo person konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës, ndërsa ka shtuar se askush nuk qëndron mbi ligjin.

Rasti i drejtueses së SHISH-it vjen në një periudhë kur disa zyrtarë të lartë janë përfshirë në hetime apo akuza për korrupsion. Reuters rikujton edhe rastin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të cilën Rama e shkarkoi në shkurt pas ngritjes së akuzave për korrupsion, të mohuara prej saj.

Më pas, Parlamenti nuk miratoi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Pikërisht në këtë klimë, sipas zyrtarëve evropianë të cituar nga Reuters, mënyra se si autoritetet shqiptare po reagojnë ndaj hetimeve të korrupsionit po ndiqet nga afër në Bruksel, ndërsa Shqipëria vijon përpjekjet për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

Etiketa: akshibashkimi evropianEdi RamaVLORA HYSENAJ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026
AKTUALITET

Pankartat ironizuese ndaj qeverisë dhe kryeministrit: Nga Belinda te SHISH-i, krejt ekipi në pranga

19:39 : 23/09/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e ka përdorur Vlora Hysenin për të rrëzuar qeverinë në Kosovë

14:23 : 23/09/2026
AKTUALITET

Mbi 500 telefonata e mesazhe mes Hysenit dhe Agasit/ Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta

14:15 : 23/09/2026
AKTUALITET

Vlora Hyseni u shkarkua, zbulohet pasardhësi i saj

13:20 : 23/09/2026
AKTUALITET

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit

12:58 : 23/09/2026
Para

Nga klima te biodiversiteti: angazhimet e reja të Ballkanit Perëndimor deri në 2030

TË GJITHA

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026

Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu, një nga “bossët” e rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës

20:32 : 23/09/2026

Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës

20:17 : 23/09/2026

Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

20:17 : 23/09/2026

Berisha përjashton bojkotin e Parlamentit: Do ishte në favor të Ramës

20:04 : 23/09/2026

Dosja e SHISH, Salianji: Shteti ka rënë në duart e bandave

19:55 : 23/09/2026

Haxhiu i ftoi në takim, familjarët e 4 ish-krerëve të UÇK-së refuzojnë: Pasi Kuvendi të marrë vendim për Hagën

19:47 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com