
Policia e Tiranës arrestoi dje një 41 vjeçar me inicialet J.S pasi i kishte vjedhur çantën një turisteje gjermane duke e kërcënuar me thikë.
Sot 50 vjeçarja gjermane u paraqit pranë ambienteve të komisariatit nr.1 për të falenderuar efektivët e policisë që arrestuan autorin dhe i kthyen çantën me sendet e saj personale.
"Keni bërë punë perfekte dhe të shpejtë" - u shpreh turistja para efektivëve teksa u la si dhuratë edhe disa ëmbëlsira.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Versus.al

