
Vlorë- Dy persona janë arrestuar nga policia nën akuzën e dhënies së ndihmës ndaj emigrantëve të paligjshëm për të kaluar ilegalisht kufirin. A.D 50 vjeç dhe F.Ç, 59 vjeç me banim në Tiranë u kishin premtuar 6 emigrantëve nga Bangladeshi, Pakistani dhe India se do t’i kalonin drejt vendeve të BE kundrejt një pagese të caktuar.
Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht 6 emigantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë. Versus.al

