30 minuta dhunë për 100 lekë/ 15-vjeçari rrëfen tmerrin në Plazhin e Durrësit

Lexo edhe:

Një 15-vjeçar është përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga katër persona të rritur në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas denoncimit të babait, gjithçka nisi pas një konflikti për 100 lekë të reja, pasi pronari i një biznesi me lodra argëtuese për fëmijë, vajza, djali dhe dhëndri i tij dyshonin, se minoreni kishte marrë 100 lekë nga një prej lojërave.

“Stop” tentoi të merrte versionin e administratorit të biznesit, Ilir Kadrimi, por ai iu shmang kamerës së emisionit.

Ndërkohë, 15-vjeçari, viktimë e dhunës, rrëfen me detaje ngjarjen e mbrëmjes së qershorit. Sipas denoncuesit, Policia e Durrësit nuk e trajtoi me seriozitetin e duhur rastin, ndërsa nga katër personat e përfshirë, vetëm dy, janë proceduar.

Një tjetër problematikë lidhet me kamerat e sigurisë, të cilat, janë marrë tre ditë pas ngjarjes. Po ashtu, dëshmia e minorenit është marrë pa praninë e psikologut. Prokurorja Albiona Papajani, në një komunikim telefonik, thotë, se masat lehtësuese ndaj dy të akuzuarve janë vendosur nga gjykata, ndërsa procedimin e vetëm dy prej katër personave, ia atribuon Policisë së Durrësit, e cila ka referuar në Prokurori materialet vetëm për dy persona. /tvklan.al

Lajme të lidhura

Para