Një protestues, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, përmendi masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai u shpreh se me këtë qeveri, skandalet nuk kanë të sosur, ndërkohë shtroi edhe pyetjen se çfarë duhet të ndodhë tjetër, që kryeministri të japë dorëheqjen.
Protestuesi theksoi gjithashtu se Rama duhet të ikë njëherë e mirë, sepse ka inkriminuar institucionet e shtetit.
“Nëse do jetonim në një vend normal, kur bulevardi u mbush plot, një kryeministër europian do jepte dorëheqjen. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të rrëzohet qeveria? Nëse Rama do ishte kryeministër normal, do kishte dhënë dorëheqjen. Por Rama është një kriminel dhe i korruptuar. Rama ka inkrimunuar çdo segment të intitucioneve të shtetit. Rama nuk e dha dorëheqjen, edhe pse u dha arrest shtëpiak për kryetaren e SHISH. Shteti ka rënë. Ne kemi shumë kohë që themi se këtë shtet e drejtojnë kriminelët e hajdutët,” tha protestuesi.














