“Ndërsa të tjerët flisnin për paqe, unë bëja paqe”/ Trump hap fjalimin në OKB me bilancin e politikës së jashtme

22 Shtator 2026, 17:05Bota TEMA
“Ndërsa të tjerët flisnin për paqe, unë bëja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke theksuar se, ndryshe nga liderët që kanë folur për paqen, ai ka vepruar për ta arritur atë.

“Ndërsa të tjerët kanë folur, unë kam vepruar. Ndërsa të tjerët kanë folur për paqe, unë kam bërë paqe”, deklaroi Trump.

Ai tha se nuk ka interes të lejojë që rreziqet globale të përshkallëzohen, duke argumentuar se administrata e tij është përballur me kërcënimet dhe ka përdorur forcën amerikane për të rritur fuqinë e vendit.

Në vijim të fjalimit, Trump iu referua Iranit si shembull të një kërcënimi që, sipas tij, u lejua të rritej deri në përmasa globale.

“Nuk ka shembull më të mirë të një rreziku që u lejua të mblidhte forcë në rrezik botëror sesa sponsori numër një i terrorizmit, Republika Islamike e Iranit”, tha presidenti amerikan.

14 Komente

  1. I
    I lir

    Ky eshte komplet ne delir. Flet dhe vepron si Donanbul. Çar luftash ka ndaluar, çar paqe ka arritur ? Mbase i referohet Luftes se Trojes, Luftrave Punike, Iliro -Romake,.....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

      ky eshte gjigandi i njerezimit, ky eshte bekimi qe na beri perendia, marrsh nga ditet tona o Zeusi i njerezimit

      Përgjigjjuni
      1. @
        @Muci

        Muci , ste mungojne 2 fije mend te ti japim ....te mungojne 98.....

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Ky gjiganti jot vetëm këtij këtu poshtë ja merr në kthesë.... https://www.instagram.com/reel/C6Lbs1HsOJl/?stkn=MWZweGQ4OHFqaDFsaw==

          Përgjigjjuni
          1. B
            Botë e qelbur

            Shyqyr që ky paska kuptuar që paska edhe të tjerë...

            Përgjigjjuni
        2. M
          Martin

          Lidheni kete delirant se po e shkaterron boten!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ekspozita Donald...

            Vetëm Avni Delvina dhe budadhenj të tjerë,mund ta besoj këtë idiot...

            Përgjigjjuni
            1. S
              ShkrimKari Shkëlqim Çela

              Avni Delvines ti marresh te keqen ti, se nuk ka mbetur idiot pa ja lavderuar artin me copa gazetash. Ohuuu Avniu eshte super artist. Pyet Muçin.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Berti

              ZOTI e bekofte Trumpin.

              Përgjigjjuni
              1. a
                arrifi

                ... ty Nok duhet te te godasin vetem nje here ne balle me nje cekic plasik , te ristartohesh . Megjithe se te shikoj si rast te pashprese .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pensionisti

                  Edhe unë kështu them. Zoti bekoftë këtë Trapin por edhe këtë timi. Mqs të dy ngjajnë si dy pika uji.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Trampi e bekoftë Zotin!

                  Na mbytën paqet që kur erdhi ky. Në gjithë Lindja e Mesme nga Libani deri në Pakistan nuk ka mbetur shtet pa shijuar paqen e Trampit. Çmimet përtokë se tregtia dhe paqja po lulëzojnë dhe janë në duar të sigurta. Më në fund Atlasi po bën pushim se botën po e mban mbi shpatulla Trampi.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lani

                    Budalla

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      k

                      Këto prralla ja tregojnë plakut të lajthitur dhe megalloman, për ta vënë në gjumë në darkë , kurse Ky i tregon të nesërmen para gjithë botës si të vërteta absolute. I shkreti

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje