Tani i Madh, Topi i Madh

22 Shtator 2026, 19:50Blog TEMA
Tani i Madh, Topi i Madh

Nga Filip Çakuli

Pse e quaj Tani i Madh? Mbase krahasimi me Akeksandrin e Madh, në shekullin e tretë para erës së re, apo Kostandinin e Madh, në shekullin e katërt të erës sonë, nuk shkon për botën mbarë. Po, për hapësirat shqiptare, ndoshta më vonë, do të quhet Tani i Madh. Se të parët bënë përpjekje të ndryshonin botën, ndërsa Tani ynë, revolucionarizoi botën televizive dhe pa të, këtë e them me bindje, nuk do të kishim sot këtë mrekullinë televizive kombëtare…

25 vjet Top Channel dhe një histori që nuk shkruhet vetëm me programe, shikueshmëri e audiencë, por me njerëz. Dhe në fillim të kësaj historie është një njeri që kishte një ves të çuditshëm: besonte se televizioni mund të bëhej edhe pa u nisur nga paratë.

Në Top Channel isha, sipas standardeve të kohës, një specie pothuajse muzeale.

Në një televizion të themeluar mbi energjinë e të rinjve, talentin e të rejave dhe idenë se ekrani duhej të kishte fytyrë të re, unë isha ai që ngrija moshën mesatare të institucionit.

Me pak fjalë: isha problemi demografik i Top Channel-it.

Dhe nuk më pyeti sa vjeç isha. Më caktoi kryeredaktor të një emisioni të sapokrijuar, që quhej Fiks Fare.

Në fillim, Tani e mendonte Fiksin si një program me humor, batuta, shaka.

Por shumë shpejt kuptuam se Fiksi nuk mund të ishte thjesht një program që bënte njerëzit të qeshnin. Duhej të ishte një program që i vinte njerëzit përballë realitetit.

Kur realiteti shqiptar është ai që është, satiristi vetëm duhet t’i hapë mikrofonin.

Dhe kështu Tani mendoi një program tjetër për humorin. Portokallinë.

Kështu Top Channel filloi të ndërtonte jo vetëm programe, por një shkollë televizive.

Tani kishte një dobësi të madhe.

Dhe nuk e kishte thjesht si shije. E kishte si parim televiziv. Ishte edhe jashtëzakonisht detajist.

Një ditë, për herë të parë, më thirri për të folur për një robot të studios që nuk punonte.

Unë mbeta pak i habitur. Jo se nuk punonte roboti. Por sepse nuk i kishte rënë kujt nga ne në sy.

Ne merreshim me lajme, emisione, skenarë, kamera, njerëz, probleme, Shqipërinë…

Dhe ky ishte Tani: shihte edhe atë që ne nuk e shihnim.

Një herë largova nga puna një punonjëse.

Ishte e bukur. Madje, sipas filozofisë së Tanit, ishte pikërisht nga ato njerëz që nuk duhej të humbnin nga televizioni. Ajo doli nga zyra ime duke qarë. Kaloi te hyrja e Piramidës, ku ishte kafja. Tani ishte ulur aty.

Pak minuta më vonë më vjen një mesazh:

I thashë: “E hoqa nga puna.”

Përgjigjja erdhi menjëherë: “Ktheje prapë. Ekrani i do të bukur njerëzit.”

“Pse, fytyrën tënde dhe të Denisës do shoh aty unë?”

Nuk e di nëse Tani qeshi. Por punonjësja u kthye.

Kjo është një nga historitë e televizionit shqiptar në një fjali: Kryeredaktori pushon nga puna,për një arsye, apo një tjetër, themeluesi rikthen bukurinë në ekran. Dhe vërtet ajo vajza u bë e njohur më vonë.

Pastaj Top Channel filloi të rritej. Dhe u rrit me të rinj e të reja. Me njerëz që nuk i njihte askush dhe që më pas i njohu gjithë Shqipëria.

Kjo ishte një nga magjitë e Topit.

Ai nuk kërkonte vetëm njerëz të famshëm. Kërkonte njerëz që mund të bëheshin të famshëm. Dhe kjo është një diferencë e madhe.

Pas pak kohësh, pasi pa qe Fiksi nuk ishte humor i mirëfillt, Tani më kërkoi të telefonoja Agron Llakajn, që e kisha mik, për të ngritur një emision tjetër humori, Portokallinë.

E telefonova. Por Tani kishte një kusht: 70-80 për qind e aktorëve duhej të ishin të rinj dhe të panjohur.

Pra, edhe humori duhej të kishte inkubator.

Agroni sillte përvojën. Të rinjtë sillnin energjinë. Top Channel u jepte ekranin. Dhe ekrani bënte pjesën tjetër.

Shumë prej tyre u bënë emra. Sepse Topi nuk priste gjithmonë që talenti të vinte i njohur. Shpesh e merrte të panjohurin dhe e bënte të njohur.

Kjo ishte filozofia e Tanit. Dhe, në një farë mënyre, ishte edhe filozofia e tij për Shqipërinë.

Sepse Tani nuk e kishte ndërtuar Top Channel-in vetëm për të fituar para.

Natyrisht, një televizion duhet të jetojë edhe ekonomikisht.

Por ai kishte një ide tjetër: televizioni duhej të edukonte, të kulturonte dhe të ngrinte nivelin e shqiptarëve, kudo që ndodheshin.

Ishte idealist. Dhe idealizmi, në televizion, është një sëmundje që mund të kushtojë shtrenjtë.

Ne i thoshim: “Tema është shumë e mirë, por nuk eci.” Dhe ndonjëherë tema banale ecte shumë mirë.

Përgjigjja e Tanit ishte e thjeshtë: “Mos të ulemi ne në nivelin e popullit. Të përpiqemi ta ngremë. Kjo është detyra dhe synimi i Topit.”

Kjo fjali, për mua, është një lloj testamenti editorial.

Sepse është shumë më e lehtë të zbresësh te publiku sesa ta ngresh publikun drejt teje.

Është shumë më e lehtë të thuash: “Publiku këtë do.”

Sesa të pyesësh: “Çfarë mund t’i japim publikut që ai ende nuk e di se e do?”

Dhe Top Channel u bë Top Channel.

Edhe unë, në ato vite, botova një libër. I dhashë një kopje Tanit. Tani e mori. E shfletoi. Pastaj e la në kafene.

Nuk u mërzita. Sepse e dija që Tani kishte një problem shumë më serioz se letërsia ime: lexonte revista teknologjie dhe makinash.

Pra, unë kisha shkruar një libër. Tani po përpiqej të kuptonte se çfarë do të bënte makina pas dhjetë vjetësh.

Në fund, ai doli më i parashikuar se unë. Dhe libri im mbeti në kafene.

Por, çuditërisht, edhe kjo më duket sot pjesë e Tanit.

Ai shihte përpara. Gjithmonë pak më larg se të tjerët.

Ndoshta kjo ishte arsyeja pse Top Channel nuk mbeti thjesht një televizion. U bë një institucion.

Sot, 25 vjet më pas, Top Channel është një krijesë shumë më e madhe se ajo që ishte në fillim.

Ka kaluar nga duart e themeluesit te familja e tij. Dhe është një tjetër lloj përgjegjësie kjo.

Sepse nuk trashëgon vetëm një kompani. Trashëgon një ide. Trashëgon një emër. Trashëgon një mënyrë të të parit të televizionit.

Dhe duket se Lori ka marrë prej të atit pikërisht atë damar: të shohë pak më larg se të tjerët.

Dhe, ndoshta mbi të gjitha, ka marrë motivimin për ta mbajtur Topin…

Sepse Top Channel nuk është vetëm një logo. Është historia e qindra njerëzve që kanë hyrë aty të panjohur dhe kanë dalë prej andej të njohur.

Është historia e atyre që kanë mësuar televizionin duke bërë televizion.

Është historia e njerëzve që kanë dhënë diçka dhe kanë marrë diçka nga ekrani.

Është Fiksi. Është Portokallia. Është lajmi. Është studioja. Janë me dhjetra emisione dhe qershia mbi tortë, Big Brother.

Është roboti që nuk punonte dhe që vetëm Tani e kishte parë.

Është edhe ajo vajza që doli duke qarë nga zyra ime dhe u kthye përsëri, sepse Tani vendosi se ekrani kishte nevojë për të.

Dhe është, mbi të gjitha, ideja e një njeriu që besonte se televizioni nuk duhej vetëm t’i jepte publikut atë që kërkonte.

Duhej t’i jepte edhe atë që ende nuk dinte se i duhej.

Kjo është trashëgimia më e madhe e Tanit.

Jo vetëm Top Channel-i që ndërtoi.

Por njerëzit që ndërtoi bashkë me të.

Prandaj, pas 25 vjetësh, mund të thuhet se Tani i Madh nuk ndërtoi vetëm një televizion.

Ndërtoi një brez televizioni. Dhe ne, që ishim aty, në ato fillime, kemi një privilegj të vogël: Të themi se e kemi parë nga afër.

Edhe kur nuk e kuptonim gjithmonë se çfarë po bënte. Sepse, siç ndodh me njerëzit që shohin më larg se të tjerët, shpesh e kupton vizionin e tyre vetëm pasi ke mbërritur atje ku ata të kishin thënë të shkoje.

Gëzuar 25-vjetorin, Top Channel!

Dhe, Tani… roboti i studios tani punon.

Por nuk e di nëse do ta kishe lënë pa e vënë re.

14 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!

    "Tani i madh" ???!!!!..............Nese ky Tani do kishte bere ndonje gje per kete popull ( e kam fjalen ndihme , falas jo me fitim ) atehere po qe mund edhe ta vleresonim....por Tani ishte thjesht nje biznesmen qe investoi ne nje teknologji dixhitale dhe u be milioner per vete ( bravo i qofte per kete ). Persa i perket popullit , deri para daljes se Dixhitalb , njerezit e varfer ne Shqiperi , te pakten i shikonin ndeshjet falas qe i jepnin ( ne menyre pirate sigurisht) gjith kanalet e TV.....Tani u tha njerezve , jo , tani s'ka me falas , TOP-in e kam une penalltine do ta gjuaj vete , dhe nen presionin e Dixhitalb , kanalet free hoqen dore nga transmetimi , dhe hallexhinjte nxituan te paguanin "Tanin e madh" per te pare ndeshje apo filma........( Tani i madh, ndeshjet i blinte se s'kishte nga luante , sa per filmat e programet e tjera me shume gjasa , pirateri bente)......megjithate bravo i qofte per biznesin qe ngriti , sa ishte gjalle Dixhitalb ishte numer 1 ....pas vdekjes se tij , "trashegimtaret" i bene leket rrush e kumbulla dhe sot Digitalb eshte grope financiare.....dhe sigurisht nuk zoterohet me nga brand-i "Hoxha"........por boll na e ngritet ne qiell si hero kete Tanin , qe ra "heroikisht" ne "krye te detyres" , brenda Ferrarit te tij ....ku edhe per te 'pastruar biografine" u kujdesen qe vajzen e shkrete qe humbi jeten me te , ta fshinin nga syte e publikut , a thua se nuk ishte njeri edhe ajo......

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albi

      Nuk ka ndihme falas ne kete bote o njeri. Eshte cudi qe koncepte te tilla - me komuniste se vete komunistet - i shkruajne ata qe pretendojne se jane te djathte ne kete vend. Nderi me i madh qe Tani e te tjere i bene vendit nuk eshte se investuan apo u pasuruan, po se nga kurajo e tyre nje grup i madh njerezish mori jo vetem rroga, po nje zanat qe i mban me buke dhe sot. Kjo, jo ndihma qyl, eshte ne fakt kontributi me i madh qe njerezit lene per shoqerine e tyre pas - dija dhe njohurite, jo leket.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!

        Aha , dmth na e konsideroke Tanin nje lloj Robin Hudi...por ne sens te kundert , negativ.....detyroi shqiptaret e varfer te paguanin cmimin e kripur te Digitalb , dhe me keto leke pasuroi veten...por edhe nje grup i madh njerezish , sic thua ti , moren nje zanat qe i mban me buke edhe sot....!!!???? Edhe kete ti e quan kontribut per Shqiperine ????!!!!.......Imagjino.....vjen nje i huaj ne Shqiperi dhe shikon emertime rrugesh apo institucionesh , pyet p.sh Kush ishte Ismail Qemali , dhe ne me krenari ia tregojme , pyet kush ishte Sami Frasheri , dhe ne me krenari ia tregojme......duke levizur tek Zogu i zi sheh emrin : "Rruga Dritan Hoxha"...dhe pyet po ky kush ishte dhe cfare ka bere per Shqiperine ?,.......me "krenari te dhjere" do ti themi....ky ishte nje biznesmen qe ndertoi nje biznes shume-milionesh , u pasurua , punesoi edhe shume njerez.....dhe dha jeten ne oren 2 te nje nate , hipur ne Ferrarin e tij 200 mije euro , tape apo dru , komplet lakuriq dhe nen shoqerine e nje vajze ndersa gruaja flinte ne shtepi , humbi kontrollin e mjetit dhe u perplas me nje peme ne nje rruge super te drejte.......... a mund ta perfytyrosh reagimin e ketij te huaji ???!!!

        Përgjigjjuni
    2. A
      Albi

      Tani ishte, me te mirat dhe te keqiat e tij, nje vizionar. Ndersa Filipi sot eshte thjesht nje gjobaxhi i vogel, ndersa Lori dhe e ema gjobaxhesha te medhaja. I pari eshte perfshire ne gjoba ndaj bizneseve, Lori i ve gjoba shtetit per te marre llokma nga inceneratori. Fatkeqesisht vetem kaq eshte sot TOP-i qe Tani i Madh la pas.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oi, oi

        Tani e riktheu të bukurën në televizion, pa e ditur se e bukura do ti hante kokën....Tani iku. E bukura mbeti.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edvin Karama

          Te gjith ju xhajet e meros dhe edvinit. Ju qifsha vajzat mbesat ca femrash keni je fis. Kur te ikni ju do pastrohet shqiperia

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Ti je pederast ku ke loqe tu, ti te ha mune .., ti edhe gruan tende sqi dote se ta qi babi..!!

            Përgjigjjuni
          2. A
            Avniu

            Te qifsha rracen ty dhe tanit. Vemje pa shtyll kurrizore

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mira

              Na ishte njehere top canal

              Përgjigjjuni
              1. 2
                2xcc

                Nuk e di per te tjeret por personalisht ka mbi 10 vite qe nuk e shoh Topin e tanit te madh, ashtu si kam mbi 25 vite qe nuk e hap fare TVSH, madjre njehere tek po levizja pultin ne kerkim te nje emisioni ndala tek Opinion i fevziut por sa pashe Zogajn, vangjelin dhe Batonin e largova me shpejtesi dhe rastesisht me doli TVSh dhe pashe prape Zogan me Vangjelin, boo c'me gjeti thashe me vete dhe leviza perseri dhe kisha ndalur tek Cimi i pekes dhe prap Vangjeli . cfare tersi. E lashe emisionin qe po kerkoja dhe nga frika se Vangjeli me shfaqej prape e fika fare, pastaj mbylla dritaret , deren me dy celsa dhe i thashe partneres mos e hap as frigoriferin sonte se nuk i dihet Vangjelit dhe pikedrisht ne ato caste dritheruese me bie zilja e telefonot.Ishte nje shok qe kishte ikur per punesim sezional por sapo pashe se me kerkonte me kamer nuk ja hapa nga frika se mos Vangjeli me shfaqej ne ekranin e shokut, me ishte bere ferra Brahim. tani nuk e hapi fare TV as telefonin me figure, lajmet i degjoj nga nje radio e vjeter Iliria qe e kam ruajtur nga koha e komunizmit. Hajt naten e mire te gjitheve qe solidarizoheni me hallin tim.

                Përgjigjjuni
                1. 2
                  2xcc

                  Nuk e di per te tjeret por personalisht ka mbi 10 vite qe nuk e shoh Topin e tanit te madh, ashtu si kam mbi 25 vite qe nuk e hap fare TVSH, madjre njehere tek po levizja pultin ne kerkim te nje emisioni ndala tek Opinion i fevziut por sa pashe Zogajn, vangjelin dhe Batonin e largova me shpejtesi dhe rastesisht me doli TVSh dhe pashe prape Zogan me Vangjelin, boo c'me gjeti thashe me vete dhe leviza perseri dhe kisha ndalur tek Cimi i pekes dhe prap Vangjeli . cfare tersi. E lashe emisionin qe po kerkoja dhe nga frika se Vangjeli me shfaqej prape e fika fare, pastaj mbylla dritaret , deren me dy celsa dhe i thashe partneres mos e hap as frigoriferin sonte se nuk i dihet Vangjelit dhe pikedrisht ne ato caste dritheruese me bie zilja e telefonot.Ishte nje shok qe kishte ikur per punesim sezional por sapo pashe se me kerkonte me kamer nuk ja hapa nga frika se mos Vangjeli me shfaqej ne ekranin e shokut, me ishte bere ferra Brahim. tani nuk e hapi fare TV as telefonin me figure, lajmet i degjoj nga nje radio e vjeter Iliria qe e kam ruajtur nga koha e komunizmit. Hajt naten e mire te gjitheve qe solidarizoheni me hallin tim.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Buda

                    Bravo Filip! Tani ishte i Madh, pikerisht pse ishte seleksionues i persosur i talenteve te gazetarise, skenes dhe televizionit.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Deputetit I Berishes

                      Po pse te mos themi , bie fjala , se , me gjithe perpjekjet e Tanit dhe te gjithe taneve , ndonjehere duke rrezikuar dhe duke e humbur fare jeten , se bashku me estetiken e se bukures , Shqiperia Po mbulohet nga rera e Saharase dhe Po lengon nden pushtetin e rrugaceve ?! Ky ish deputetit xhambas vizash greke , I mat gjerat tagjine e gerrazhdit ku ka ngrene . S'ka faj , sepse kjo eshte koha e tij dhe , domosdo , ai eshte nje nder heronjte e kohes sone .

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        gargameli

                        ik o Çakall mos na çaj bythen. Tani filloi nje gje te madhe por iku ai e Top Cannel me te. Eshte katandisur Top Hale

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje